22 maj 1960, bota përjetoi atë që njihet si lëkundja më vdekjeprurëse e njerëzimit, tërmeti i Valdivisë apo siç njihet ndryshe tërmeti i madh i Kilit.
Me një magnitudë 9.4–9.6 tërmeti shkatërrues ndodhi pasdite dhe zgjati 10 minuta duke shkaktuar një cunami që preku Kilin Jugor, Japoninë, Filipinet, Zelandën e Re lindore, Australinë Juglindore e të tjerë.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara raportoi këtë ngjarje si “tërmeti më i madh i shekullit 20”.
Tërmetet e tjerë në historinë e regjistruar mund të kenë qenë më të mëdha; megjithatë, ky është tërmeti më i madh që ka ndodhur pasi vlerësimet e sakta të tërmeteve u bënë të mundshme në fillim të viteve 1900.
Ende nuk dihet me siguri numri i viktimave nga tërmeti në Kili, duke u përllogaritur më së shumti deri në 7000, ndërsa dëmet materiale llogariten në vlerë prej 400 deri në 800 milionë dollarë.
Qeveria e Kilit vlerësoi se rreth 2 milionë njerëz kishin mbetur pa shtëpi.
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…