<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Qyteti ku lindi lëvizja feministe shqiptare

Është folur shumë për civilizmin e gruas shqiptare. E nëpërkëmbur ndër shekuj,  gruaja shqiptare ka vuajtur shtypjen e saj qpftë nga pushtuesit, kanunet, qeveritë maskiliste ashtu dhe nga opinioni.

Por në jetën shqiptare gjen plot shembuj të grave që kapërcyen vështirësitë, mentalitetin represues dhe ia dolën mbanë.

Nga lajmet që kanë mbërritur deri në ditët tona, shumë gra e vajza të guximshme arritën të thyenin tabutë dhe të kryenin një jetë publike , bile dhe artistike.

Pikërisht në një prej qyteteve më të zhvilluara shqiptare nuk kishte si të mos kishte një lëvizje feministe të çmueshme për gjithë Shqipërinë. Ky qytet do të ishte Shkodra.  Dhe  nuk ishte e rastësishme.

Qyteti i Shkodrës ishte vendi ku kishte një lulëzim letrar, politik dhe diplomatik. Në gjithë historinë tonë të brishtë ky qytet është dalluar për kulturën, artin dhe civilizimin e hershëm.  Dhe pa dyshim që dhe Shkodra e viteve 1910-1930 do ndriste në gjithë shkëlqimin e saj.

Në vitin 1911, Kolë Idromeno hap një sallon ku projektonte dispozitat e para të filmit. Ai do të sillte në Shqipëri filmat e parë dhe në të gjitha shtëpitë e katolikëve, shfaqeshin filmat e parë në Shqipëri. Në vitin 1913 u hap “Internacionali” dhe Shkodra u bë qyteti më i rëndësishëm diplomatik, kulturor në të gjithë rajonin, sepse kishte shumë konsullata të huaja që imponononin shkëmbime kulturore dhe letrare.

Gratw dhe vajzat në lagjet G’juhadol dhe Sarreq ishin me të vërtet të emancipuara. Ato mësonin gjuhë të huaja dhe kjo është një shenjë e dashurisë së tyre për arsimin, pasi aty ishte shkolla e murgeshave stigmatine. Pikërisht në vitin 1919 në Shkodër do të vihej në skenë një shfaqje teatrale e bazuar në një ngjarje kinematografike. Ajo quhej “Eminia e vorfën” dhe ishte një dramë me temë dashurie.

Rolin e Eminias do të luante një vajze, edhe pse e padalë në reklamat e qytetit. Kjo në fakt është një ngjarje, sepse deri në atë kohë luanin vetëm burrat të veshura si gra. Sigurisht që kjo ngjarje do të merrte dhenë dhe shumë njerëz do e përflisnin këtë akt, duke aluduar se ishte një grua e huaj,  dhe siç ishte zakon në Shkodër, kjo ngjarje u kthye në barcaletë.

Vitet 1921 dhe 1922 në Shkodër do jenë vite shpërthimi për teatrot dhe shoqëritë artistike dhe një nga kulmet e saj është shfaqja gjimnastikore “Katër caqet Themelore” e interpretuar e gjitha nga vajza. Paraqitja e tyre në skenë ishte e ngjashme me shfaqjet e vjetra të Broduejit dhe kjo ngjarje nuk kaloi pa u vënë re.

Shkodranet e famshme janë përkatësisht : Adelajdja e K. Muzhanit, Kjara e Ejëll Koliqit, Karitina e Ejëll Koliqit, Margerita e Sh. Koliqit, Kristina e Zef Gjonej, Pina e Zef Gjonej, Nikolina e Kel Kodhelit, Domenika Tedeskini, Gizela Tedeskini, Viktorja e Z. Jakut, Roza e Z. Çurçisë, Adelajdja e F. Loros, Marta e Mati Logorecit, Nusha e Shuk Gjokës, Despina e Joakin Kokosheviç, Nineja e Tom Naraçit.

Kulmi do të shënohej me vënien në skenë të dramës “E tradhëtumja” që luhet vetëm nga vajza e gra. Ndër to do të shquheshin: Markeza e Sh. Justit nga Tina e Gjon Ashikut, Ema nga Angjelina e Mark Temalit, Marija nga Lezina e Pashko Cefës, Elvira nga Adelajdja e Pjetër Lekës, Lena nga Kristina e Zef Gjonej, një shërbëtore nga Katrina e Ndrekë Çefës, një rojtare burgu nga Ida e Kel Kodhelit dhe një zonjë, e luajtur nga Metilda e Kol Kakarriqit.

Shfaqja ishte një lojë reale ku aktoret dilnin të zbuluara dhe interpretonin në skenë. Interesante ishte që në fund të shfaqjes aktoret luanin një valle patriotike, e titulluar “Rroftë Shqypnia”.

Pikërisht kjo shfaqje tregonte se qyteti i lashtë, i quajtur me të drejtë një qytet evropian që gjithnjë kish synuar perëndimin i kishte rrënjët tek tradita. Dhe kjo në fakt ka qenë  karakteristikë e shkodraneve. Këto të fundit janë me nam për kulturën, qytetërimin dhe udhëheqjen që i kanë bërë lëvizjeve feministe në Shqipëri. Ndaj kjo përpjekje e tyre në kohën kur shqiptaret ishin me perçe dhe kur fanatizmi sundohet patjetër që duhet përshëndetur sepse ishte përpjekja e parë për të dalë krah burrave, në shfaqje publike.

Kështu që në Odeonin artistik shqiptar, shkodranet mbajnë skeptrin e të parave artiste në Shqipëri.

postbck postbck

Recent Posts

Mësohet arsyeja pse Rexhep Qosja u varros pa paralajmërim

  Ka ndërruar jetë akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, një nga figurat…

2 days ago

Informatorja shqiptare e FBI-së: Konica “i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike”, Noli “komunist”

Nga: Agron Alibali Gjatë dy viteve të fundit të jetës, Faik Konica u vu nën…

2 days ago

Dermatologët: kruajtja e trupit mund të fshehë sëmundje serioze

    Shndërrimi i një simptome shpesh e nënvlerësuar në një prioritet klinik për t’u…

3 days ago

Ky lloj ushtrimi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të 8 sëmundjeve

  Lëvizni më shumë . Uluni më pak . Për shumë vite, kjo është konsideruar si një udhëzim…

3 days ago

Lulja që këshillohet nga ekspertët të vendoset në dhomën e gjumit

  Lulja Sansevieria nuk kërkon shumë kujdes, rimbillet çdo 2 deri në 3 vjet në…

3 days ago

A i mbani mend këto tetë gjëra nga fëmijëria juaj?

    Mënyra se si e kujtojmë fëmijërinë tonë shpesh tregon më shumë për atmosferën…

3 days ago