<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si sot, në vitin 1878 ka mbaruar punën Kongresi i Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878)

Shkruan: Jahja Drancolli

Si sot, në vitin 1878 ka mbaruar punën Kongresi i Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878), një takim diplomatik i fuqive të mëdha europiane. Kongresi është thirrur zyrtarisht nga ministri i jashtëm austriak, Konti Gyula Andrassy: Për rezultatet e Kongresit të Berlinit, kryetari i Shoqatës së Historianëve Amerikan Carlton J.H. Hayes deklaronte se, “Para vitit 1878 ne kishim ‘Çështjen Lindore’ të një ‘sëmuri’ (Perandorisë Osmane), dhe pas vitit 1878 përfshiu një gjysmë duzinë maniakësh, sepse Kongresi i Berlinit e çoi Ballkanin në çmenduri”!

I dominuar nga kancelari gjerman Otto von Bismarck, kongresi zgjidhi një krizë ndërkombëtare të shkaktuar nga Traktati i Shën Stefanit duke rishikuar zgjidhjen e paqes për të kënaqur interesat e Britanisë së Madhe (duke mohuar Rusinë si fuqi detare dhe duke ruajtur Perandorinë Osmane si një fuqi europiane), si dhe për të kënaqur interesat e Austro-Hungarisë (duke e lejuar atë të pushtojë Bosnjën dhe Hercegovinën dhe në këtë mënyrë të rritë ndikimin e saj në Ballkan). Sidoqoftë, duke vepruar kështu, kongresi e la Rusinë të poshtëruar duke ulur ndjeshëm përfitimet që kishte bërë nën Traktatin e Shën Stefanit.

Për më tepër, kongresi nuk arriti të merrte në konsideratë në mënyrë adekuate aspiratat e vetë popujve të Ballkanit dhe, në këtë mënyrë, vendosi themelet për krizat e ardhshme në Ballkan. Në këtë kontekst ishte themeluar edhe Lidhja e Prizrenit, organizata e parë nacionaliste shqiptare në Kosovë dhe zonat fqinje, e themeluar në Prizren.

Në asamblenë e saj të mbajtur më 10/VI/1878, Lidhja me kërkesat e veta të mbështetur fillimisht nga osmanët, u përpoq të ndikonte në Kongresin e Berlinit, i cili po formulonte një zgjidhje paqeje pas Luftës Ruso-Osmane (1877-78) dhe e cila kërcënoi të ndante Shqipërinë (asokohe pjesë e Perandorisë Osmane) dhe të transferonte disa nga territoret e saj në Mal të Zi, Serbi dhe Greqi! /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

15 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

15 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

4 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

4 days ago