Rrjeti i organizatave Kulturore në Mitrovicë përmes një reagimi publik kanë shprehur indinjatën me institucionet relevante të kulturës për mos arritje të mrojtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore,shkruan InforCulture.Info
Ky reagim ka ardhur pas rrënimit të shtëpisë së Asim Leniqit në Mitrovicë ,shtëpi kjo e cila ishte mbrojtur me ligj, deri në vitin 2014.
“Nuk mund të flasim për standarde evropiane nëse shkatrrojmë të kaluarën e trashëgiminë tonë.”-thuhet ndër tjera në reagimin e RROK.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë:
REAGIM I RRJETIT TË ORGANIZATAVE TË KULTURËS – MITROVICË
Në emër të organizatave të skenës së pavarur kulturore në Mitrovicë, shprehim indinjatën e thellë që institucionet relevante si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal, nuk po arrijnë të mbrojnë vlerat e trashëgimisë kulturore të cilat vet i kanë shpallur në interes publik. Për vite me radhë, në këtë qytet janë rrënuar e degraduar shtëpi e objekte me potencial për të ruajtur e promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti. Andaj, rrënimi i shtëpisë së Asim Leniqit (mbrojtur me ligj, deri në vitin 2014) si dhe shtëpive tjera përreth veçse ka shtuar pakënaqësinë në mesin e qytetarëve e organizatave të shoqërisë civile të Mitrovicës, dhe jo vetëm.
Jo larg kësaj hapësire gjindet edhe shtëpia e lënë në harresë, ajo e Xhafer Devës (e mbrojtur me ligj) e cila do të ndikohet nga plani i ri për ndërtimin e objekteve të reja e të larta. Vlen të kujtojmë se sipas ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “monumentet arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme kanë një zonë tё mbrojtjes, që është 50 metra nga perimetri i monumentit” e që në këtë rast këto rrënime dhe ndërtimet e ndërtesave të reja do të ndikonin drejtpërdrejtë në dy shtëpi monumentale në atë zonë, shtëpinë e Xhafer Devës, si dhe shtëpinë e Agim Hajrizit. Madje për këtë të fundit, RROK Mitrovicë i propozon Komunës së Mitrovicës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, si dhe Qendres për Mbrotjen e Trashëgimisë Kulturore – dega Mitrovicë që objektin, shtëpi banimi e atdhetarit Agim Hajrizi ta fusin në listën e objekteve nën mbrojtje shtetërore, si dhe të investojnë sa më parë për shndërrimin e saj në shtëpi-muze.
Nuk mund të flasim për standarde evropiane nëse shkatrrojmë të kaluarën e trashëgiminë tonë.
Në vitet e fundit, përdorimi i cigareve elektronike, të njohura si “vape”, është shndërruar në…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…