Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi në lëvizje.
Ndonëse nuk ka një kurë për këtë sëmundje, pacientët mund të shfrytëzojnë shumë trajtime natyrale të cilat ofrojnë qetësim të përkohshëm.
Falë menaxhimit të simptomave, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje mund të kenë një jetë më aktive dhe të shëndetshme pavarësisht diagnozës.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë kompresën me xhenxhefil si një nga mënyrat më të lehta për të zbutur dhimbjet nga reumatizma.
Xhenxhefili përdoret gjërësisht për të zbutur dhimbjet e artritit, reumatizmues dhe ato muskulare.
Konsumi i rregullt i xhenxhefilit zbut dhimbjen që shkakton vështirësia në lëvizje dhe qetëson muskujt e lënduar nga sëmundja.
Kompresa e mëposhtme funksionon kundër dhimbjeve të artritit dhe reumatizmës por nuk duhet vendosur në një plagë të hapur.
Për kompresën ju nevojiten:
Disa copa të xhenxhefilit
4 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle me kripë
Garza
Letër plastike
Fasho dhe ngjitëse
Shtypini copat e xhenxhefilit bashkë me hudhrat me shtypësen e hudhrave.
Gjatë procesit, hidhni nga pak kripë herë pas here.
AgroWeb.org ju udhëzon të vazhdoni me shtypjen e xhenxhefilit, hudhrës dhe kripës deri sa të shkërmoqen plotësisht.
Masën e përfituar hidheni në një garzë të cilën duhet ta palosni në mënyrë të atillë sa të formoni një zarf.
Më pas vendoseni në zonën e dhimbjes dhe mbështilleni me letër plastike që të shmangni rrjedhjen.
Sipër saj vendosni fashën dhe më pas shtrëngojeni me ngjitës.
Kompresën një përdorimëshe mund ta mbani për rreth 6 orë.
Hudhra mund të përdoret në zonën e dhimbjes dhe zbut inflamacionin në kyçet e enjtura.
Hudhra ka të njëjtin efekt edhe nëse konsumohet nga goja.
Kompresat me kripë përdoren për të qetësuar enjtjet, irritimin dhe inflamacionin.
Këto kompresa gjithashtu përdoren për të parandaluar infeksionet e lëkurës tek pacientët që vuajnë nga kanceri.
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…