Poezi nga Hil Mosi
Gjuh’ e ambël, gjuh’ amtare,
Je ambla gjuh’ shqyptare!
Gjuh’ e nalt’ për Perëndi,*
T’cilt ndër koh’t që kahmot shkuene
Mbi Tomorr të përdoruene;
Gjuh’ e ambël, plot dashtni!
Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme.
Gjuh’ sakole**der n’dit t’soçme,
Shoqen tande kund s’e gjenë!
Zoti ty këtu t’ka çuemun:
T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun;***
Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë.
Gjuh’ që t’foli Skendërbegu,
Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu,
Që me shkrim t’pat lartësue.
Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana,
Burra t’rrebt si t’ishin zana;
Gjuh’ e rrebt, ti qofsh nderue!Ju pëlqen!
Gjuh’ e bukur si pranvera,
Ti s’do t’quhesh ma: e mjera;
Se na dona ty me t’rritë.
Bashk’ me t’tjerat shoqe tueja,
Se ma s’dona zhele t’hueja
Veç duem ty me t’pa në dritë
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…
Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…