<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mjaltë dhe hithra, kura 3 javore për kyçet dhe kollën

Hithra është një barishte e egër që ka shoqëruar tryezat shqiptare për shumë breza me rradhë.

Kjo bimë që i reziston të ftohtit, është një nga dhuratat më të mira që nëna Natyrë i ka dhuruar njerëzimit.Ajo është e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Falë tyre, hithra përmirëson qarkullimin e gjakut, lufton infeksionet, forcon imunitetin, mbron qelizat nga radikalet e lira dhe përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Më poshtë receta si të përgatisni një shurup shërues me bimën e hithrës dhe mjaltë për shëndetin e mirë të gjithë organizmin, e sidomos kundër kyçeve dhe kollës nga e ftohura.

Si të përgatisni shurupin e shëndetit të mirë me hithra

Ky tonik i rëndësishëm për shëndetin përgatitet me hithra dhe mjaltë.Mjalti njihet për aftësinë e tij në uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut, përmirësimin e shëndetit të zemrës, lëkurës, stomakut dhe uljen e sheqerit në gjak.Falë pasurisë së madhe të hekurit të hithrave dhe vlerave të mjaltit, kjo kurë është e jashtëzakonshme për njerëzit që preken nga anemia, reumatizma dhe artriti.Kjo kurë ndihmon kundër kollës, azmës dhe problemeve të ndryshme me lëkurën.

Përbërësit

40-50 gjethe hithrash të freskëta

200-250 gramë mjaltë

Përgatitja

Pastrojini dhe lajini hithrat me ujë të ftohtë disa herë deri sa të largoni papastërtitë.

Shtypini hithrat ose prijini në grimca të vogla dhe vendosini në një kavanoz.

Hithrat duhet të mbushin një të tretën e kavanozit dhe sipër tyre duhet të hidhni mjaltin deri sa kavanozi të mbushet plot.

Mbylleni kapakun dhe kavanozin, tundeni disa herë që përbërësit të përzihen mirë.

Më pas kavanozin futeni në frigorifer.

Mbajeni në frigorifer për 30 ditë por sigurohuni që çdo ditë ta tundni kavanozin.

Pas 30 ditësh, filtrojeni masën e mjaltit dhe hithrave dhe do të përfitoni shurupin, të cilin mund ta ruani në frigorifer.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një luge gjelle ne këtë shurup çdo mëngjes me stomak bosh për 3 javë.

Gjatë konsumit të kurës do të vëreni se si ajo përmirëson mirëqenien tuaj.

Do të ndiheni më energjikë dhe më të përqendruar.

Njerëzit që kanë dhimbje kyçesh ose kollë do të vërejnë një pakësim të ndjeshëm të simptomave.

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

4 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

19 hours ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

22 hours ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

23 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

23 hours ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

2 days ago