<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kanali që kalon nëpër Ulpianë, qendra më e madhe antike jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan

Pasuritë e mëdha, diversiteti, si dhe veçoritë unikale të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë gjatë shekujve ka tërhequr vëmendjen gjithëherë të studiuesve të ndryshëm për këtë pasuri unikale.

Në këtë kontekst, vend të veçantë zë Trashëgimia Arkitekturore dhe Trashëgimia Arkeologjike, trashëgimi këto që ruajnë traditë së paku nga gjysma e dytë e shekullit XIX.

Krahas afirmimit të trashëgimive në fjalë, kjo pasuri e madhe kulturore është sfiduar edhe me grabitjet e mëdha, sidomos në kohën e luftërave, siç ka ndodhur në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Luftës së Parë Botërore (1914-1918), në periudhën e Mbretërisë së Jugosllavisë (1918-1941), dhe sidomos në Luftën e fundit të Kosovës (1989-1999), kur Trashëgimia kulturore bëhet ndër viktimat e para të saj.

Atëherë, në territorin e Kosovës qenë shkatërruar rreth 1025 objekte të Trashëgimisë së Kosovës.

Nga vargu i gjatë i shkatërrimeve dhe grabitjeve sistematike të trashëgimisë kosovare, padyshim se vend qendror në historinë tonë të trashëgimisë kulturore do të zë hapja e kanalit nga stacioni i pompimit të ujit në Çaglavicë që shpiente deri te akumulimi i ujit në Graçankë gjatë vitit 1995.

Kanali në fjalë duke kaluar kryq e tërthorë nëpër Ulpianë, qendër më e madhe antike jo vetëm e Kosovës por edhe më gjerësisht në Ballkan ka shkatërruar (dhe grabitur) trashëgimi të pasur kulturore, së bashku me një monument të rrallë të kultit paleokristian (shek. IV), çështje kjo që është heshtur shumë kohë nga zyrtarët serbë, por edhe nga disa “ekspertë” shqiptarë të atëhershëm të trashëgimisë kulturore, të cilët duke heshtur këtë çështje dhe shumë çështje të tjera kanë zënë dhe zëjnë vende kyçe në trashëgiminë tonë kulturore.

Arsyeja pse jam duke e përsëritur më se një herë, këtë njoftim profesional e shkencor është se, kanali në fjalë, në çdo çast mund të godas punën e shkëlqyeshme konservuese e restauruese të një pjese të Ulpianës nga Ministria Kulturës së Kosovës, siç ndodhi rasti i “vërshimit” disa vite më parë, mu në pjesën ku ishin kryer disa punë të rëndësishme konservuese dhe restauruese!

postbck postbck

Recent Posts

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

2 days ago

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit

    Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…

2 days ago

Mjeku çudit botën: Mos i hidhni gjethet e lakrës, përdorini në këtë mënyrë dhe shëroni këto sëmundje

    Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…

2 days ago

Nëse nuk e keni ditur, kjo është historia e vërtetë e këngës së Hajredin Pashës!

  Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…

2 days ago

A duhet ta hani shtresën e bardhë të një portokalli?

    Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…

2 days ago

Studimi i ri: Vaksina e personalizuar kundër kancerit ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

    Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…

2 days ago