<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kequshqyerja, sëmundjet e shumta që shkakton

Kequshqyerja është një nga burimet më të mëdha të sëmundjeve në botë. Për shkak të kequshqyerjes, në trupin dhe mendjen e njeriut ndodhin një sërë ndryshimesh, çrregullimesh apo sëmundjesh. Ato janë të shumta, por më kryesoret janë obeziteti, anoreksia, bulimia, arterioskleroza, hipertensioni, ulcera, osteoporoza dhe sëmundjet e veshkave. Kequshqyerja përkufizohet si një çrregullim që prek ushqyerjen dhe ka të bëjë me një shqetësim serioz shëndetësor. Ky çrregullim ndahet në dy kategori: ushqyerja e pakët dhe e tepërt. Ushqyerja e pakët ka të bëjë me sasi të kufizuara ushqyesish, përthithje e dobët ose humbje e madhe e tyre. Kequshqyerja që lidhet me sëmundjet mund të ndodhë te pacientët që janë nën ose mbipeshë apo obezë. Ky problem mund të nxisë një reagim inflamator që ndikon tek oreksi, metabolizmi, tretja, gëlltitja, përtypja e të tjerë. Për pasojë, sasia e pakët e ushqyesve ndikon tek imuniteti, duke u çelur rrugën sëmundjeve dhe infeksioneve.

Sëmundjet kronike dhe kequshqyerja
Njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike të veshkave janë më të rrezikuar nga kequshqyerja. Në shumë raste ata vuajnë nga rënia e oreksit, problem me tretjen dhe kanë vështirësi në përtypje dhe gëlltitje. Ata nuk i gëzohen dot ushqimit dhe nuk e shijojnë atë.
Pacientët që kryejnë dializën kanë nevoja më të mëdha për kalori dhe proteinë, në të kundërt, trupi përdor depozitat muskulore si burim proteinash. Kjo do të shkaktojë dobësim të muskujve dhe rënie nga pesha. Rrjedhimisht, rimëkëmbja dhe shërimi nga sëmundjet bëhet më i vështirë.

Simptomat e kequshqyerjes
Një prej simptomave më të forta të kequshqyerjes është rënia e paqëllimshme nga pesha. Rënia nga pesha është shqetësuese nëse ju humbisni 5-10 për qind të peshës trupore në harkun kohor të tre deri në 6 muaj. Simptoma të tjera përfshijnë: dobësim muskulor, plogështi e vazhdueshme, probleme me humorin, dobësim të imunitetit dhe prekje të shpeshta nga infeksionet dhe sëmundjet. Tek fëmijët, kequshqyerja ndikon tek rritja dhe zhvillimi i tyre. Një fëmijë i ushqyer keq është i irrituar, i plogësht ose në ankth.

Ern‰hrung

Bulimia
Bulimia nervoze (apo në shqip: neuroza bulimike) është një çrregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellë me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellë). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë po ashtu karakteristika të bulimisë. Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situatë të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intensive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetëbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoqoftë, ndjenja e humbjes së kontrollit po ashtu përcillet edhe me intervale të shkurtra të qetësisë, e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes. Njerëzit me bulimi mund të duken plotësisht normalë. Shumica prej tyre kanë peshë normale e disa mund të kenë peshë të shtuar. Femrat bulimi kanë më shumë tendenca për bulimi. Shpesh është e vështirë të përcaktohet se a vuan një person nga bulimia. Kjo ngjet për shkak se të ngrënit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Po ashtu, individët që vuajnë nga bulimia shpesh e mohojnë gjendjen e tyre. Ata që vuajnë konsumojnë sasi të mëdha të ushqimit. Nganjëherë gjer në 2,000 kalori përnjëherë. Artikujt që i kënaqin janë zakonisht ato të etiketuara si “artikuj qetësues” ëmbëlsirat, me vlerë të lartë kalorike, apo ato të buta si akulloret, keku dhe tortat. Individi mund t’i dorëzohet kënaqësisë kudo dy ose disa herë në ditë. Nëse keni një pjesëtar të familjes që ka çrregullim të të ngrënit, një mjek apo këshillues mund t’ju ndihmojë në betejën me çrregullimin e tyre.

Si të parandaloni kequshqyerjen
Një problem i tillë mund të zgjidhet vetëm falë bashkëpunimit me një ekspert ushqimor, i cili mund të tregojë rrugën e saktë për rritjen e sasisë së kalorive dhe proteinave. Megjithatë, ju mund ta parandaloni atë duke konsumuar më shumë fruta dhe perime, ushqime me niseshte, produkte bulmeti, peshk e vezë.

postbck postbck

Recent Posts

Këto janë metodat më të thjeshta për pastrimin e atleteve të bardha, përgatitini ato për mot të ngrohtë

    Atletet e bardha janë një klasik mode që shkon me pothuajse të gjitha…

5 hours ago

Pse trajtimet kundër kancerit nuk funksionojnë njësoj për të gjithë pacientët?

  Një studim i ri shkencor mund të shpjegojë një nga misteret më të mëdha…

6 hours ago

A janë pemë apo perime domatja dhe shalqiri

  Ka bimë për të cilat në fillim do të mendonim që janë pemë ose…

6 hours ago

Këto janë çmimet e derivateve për sot

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të…

13 hours ago

Fëmijët e vegjël me autizëm që morën terapi me dritë Infra të kuqe pranë kokës për vetëm 8 javë treguan përmirësime

  Një studim i fundit zbuloi se fëmijët e moshës 2–7 vjeç me autizëm që…

14 hours ago

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

3 days ago