Mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për të larë atletet tuaj është t’i vendosni në lavatriçe – le t’i harrojmë ato për një orë, dhe ato të dalin si të reja.
Eksperti dhe pronari i një kompanie pastrimi, Will Lankston, ka zbuluar pse kjo nuk mund të jetë ideja më e zgjuar.
“Unë këshilloj që të mos lani atlete në atë mënyrë dhe mos i vendosni fare në tharëse. Nxehtësia mund të ‘shtypë’ atletet dhe t’i shkatërrojë. Një makinë tharëse gjithashtu mund të rrudhë atletet, në varësi të materialit”.
Sipas tij, mënyra më e mirë për të pastruar është t’i fshini lehtë me një leckë të lagur. Lankston gjithashtu këshillon vendosjen e një topi tenisi në tharëse nëse doni peshqir të butë.
“Nëse doni të mbani peshqirët, palltot apo jastëkët tuaj, vendosni një top tenisi në tharëse bashkë me to. Përveçse është i butë dhe i qetë, falë topit të tenisit, ato do të thahen më shpejt ”.
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…