<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mos e derdhni ujin e pastave, ja çfarë mund të bëni me të…

Afërsia me fqinjin tonë Italin apo dhe vetë dashuria jonë për brumërat i bën ato një prej ushqimeve që vështirë u rezistojmë.

Janë të shpejta, të shijshme dhe mbi të gjitha arrijnë të na ngopin brenda pak minutash. Po, po, pastat (makaronat, shpagetat etj.) janë pa diskutim një ndër pjatat më të pëlqyera dhe më të dashura për ne shqiptarët.

E kemi përmendur në postimet e tjera që uji i orizit është shumë i dobishëm për pastrimin e lëkurës. Këtë metodë e kanë përdorur vite me rradhë gratë japoneze. Por në këtë postim do t’ju tregojmë për dobitë që sjell uji i makaronave.

Valoni makaronat si zakonisht dhe hidhini vetëm pak kripë. Këtë ujë mund ta përdorni në disa mënyra:

Për të gatuar: Ju mund të gatuani salcë të ndryshme ose brumë për bukë e pite duke përdorur ujin e valuar të makaronave.

Për flokët: Shpëlani kokën me ujin e vakët të makaronave, kjo metodë është veçanërisht efektive në rast se keni flokë të thatë e me zbokth. Uji i makaronave është i pasur me kripëra minerale mund të përdoret si larës i flokëve, para se të aplikoni shampon apo si larës trupi qetësues nëse në të shtoni vajin tuaj esencial të preferuar.

Dhimbjet e këmbëve: Pas një dite të lodhshme pune dhe qëndrimit për një kohë të gjatë në këmbë, përdorni ujin e makaronave për t’i qetësuar ato. Në një legen hidhni ujin e vakët të makaronave dhe mbajini këmbët derisa uji të ftohet.

Për ujitje: Ujitja e luleve me ujë të ftohtë makaronash është një zgjidhje shumë e mirë për lulet e sapoçelura të pranverës apo për erëzat që mbani në ballkon.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

8 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

9 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

9 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 day ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 day ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago