Kjo pikturë e rrallë e plazhit të Ksamilit është realizuar nga Edward Lear në prill të vitit 1857, gjatë një udhëtimi të shkurtër në Treishujt (Ksamili i sotëm) në veri të Butrintit në Shqipëri.
Lear lundroi për aty nga Korfuzi, ku kishte marrë një shtëpi për të qendruar gjatë atij viti.
Udhëtimi u mbështet nga James Bevan Edwards, oficer i lartë në ushtrinë britanike dhe politikan, i cili ishte biri i Samuel Price Edwards, një mbështetës i fortë i Lear-it dhe që kishte një koleksion të punëve të tij, ku përfshiheshin ndër të tjera vizatime e piktura të realizuara në Korfuz (1859), Torino (1862) dhe Jerusalem (1862) e që tashmë janë në Muzeun Ashmolean, në Oksford.
“Ishim aty në 2 prill. Shkuam me varkë duke marrë me vete kutinë e ushqimeve, shtretërit tanë, letrën për vizatim etj. Edwards kishte marrë me vete edhe shërbëtorin e tij, Filipo (një maltez).
Bëmë një udhëtim të shkëlqyer dhe të qetë në vetëm 3 orë dhe u ankoruam në portin e vogël të Treishujve duke shijuar të gjithë pasditen, duke bërë vizatime nën pesiazhin e gjerë e të bardhë, i gjithi në lulëzim, shijuam një darkë të rehatshme dhe një natë të qetë” (Edward Lear, “Vitet e Korfuzit”, Athinë 1988, fq. 108).
Lear e kishte bërë udhëtimin e tij të parë në Shqipëri nga mesi i shtatorit deri në nëntor 1848, duke shkelur në zona ku më parë shumë pak të huaj kishin kaluar dhe qëndruar. Ai gjeti në ato zona peisazhe e pamje interesante:
“Ju keni brigje shkëmbore madhështore; kështjella të larta e të zymta; kodra e male si në rajonet me dëborë të Zvicrës; gjire të thellë e det blu me ishuj të ndritshëm e të qetë që qëndrojnë në horizont; livadhe të pafundme me bar; shpate të veshur me ullinj dhe maja të larta malesh me borë e mbi të gjitha një shumëllojshmëri njerëzish të veshur me kostume me ngjyra që mahnisnin dhe që janë frymëzim për çdo artist në çdo hap që ai hedh”. (Edward Lear, Shënimet e një Piktori Peisazhist në Shqipëri, Londër 1851, f. 4-5).
Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…
Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…
Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…
Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…
Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…