<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja si ishte Ksamili në vitin 1857!(Foto)

Kjo pikturë e rrallë e plazhit të Ksamilit është realizuar nga Edward Lear në prill të vitit 1857, gjatë një udhëtimi të shkurtër në Treishujt (Ksamili i sotëm) në veri të Butrintit në Shqipëri. 

Lear lundroi për aty nga Korfuzi, ku kishte marrë një shtëpi për të qendruar gjatë atij viti.

Udhëtimi u mbështet nga James Bevan Edwards, oficer i lartë në ushtrinë britanike dhe politikan, i cili ishte biri i Samuel Price Edwards, një mbështetës i fortë i Lear-it dhe që kishte një koleksion të punëve të tij, ku përfshiheshin ndër të tjera vizatime e piktura të realizuara në Korfuz (1859), Torino (1862) dhe Jerusalem (1862) e që tashmë janë në Muzeun Ashmolean, në Oksford.

“Ishim aty në 2 prill. Shkuam me varkë duke marrë me vete kutinë e ushqimeve, shtretërit tanë, letrën për vizatim etj. Edwards kishte marrë me vete edhe shërbëtorin e tij, Filipo (një maltez). 

Bëmë një udhëtim të shkëlqyer dhe të qetë në vetëm 3 orë dhe u ankoruam në portin e vogël të Treishujve duke shijuar të gjithë pasditen, duke bërë vizatime nën pesiazhin e gjerë e të bardhë, i gjithi në lulëzim, shijuam një darkë të rehatshme dhe një natë të qetë” (Edward Lear, “Vitet e Korfuzit”, Athinë 1988, fq. 108).

Lear e kishte bërë udhëtimin e tij të parë në Shqipëri nga mesi i shtatorit deri në nëntor 1848, duke shkelur në zona ku më parë shumë pak të huaj kishin kaluar dhe qëndruar. Ai gjeti në ato zona peisazhe e pamje interesante:

“Ju keni brigje shkëmbore madhështore; kështjella të larta e të zymta; kodra e male si në rajonet me dëborë të Zvicrës; gjire të thellë e det blu me ishuj të ndritshëm e të qetë që qëndrojnë në horizont; livadhe të pafundme me bar; shpate të veshur me ullinj dhe maja të larta malesh me borë e mbi të gjitha një shumëllojshmëri njerëzish të veshur me kostume me ngjyra që mahnisnin dhe që janë frymëzim për çdo artist në çdo hap që ai hedh”. (Edward Lear, Shënimet e një Piktori Peisazhist në Shqipëri, Londër 1851, f. 4-5).

postbck postbck

Recent Posts

Një pije e gazuar në ditë rrit rrezikun për kancer

  I kemi kaq pranë vetes! Në tryezat familjare, në organizime të ndryshme festash, kudo…dhe…

6 hours ago

E vërteta e vrasjes në Shtoj të Shkodrës, e rilindasit Çerçiz Topulli dhe intelektualit Muço Qulli, mëngjesin e 17 korrikut 1915

Nga Albert Vataj Në çdo përvjetor të ngjarjeve që kanë shënjuar historinë tonë kombëtare, kujtesa…

6 hours ago

Për duart e thata ky veprim pas larjes ju ndihmon t’i keni gjithmonë të buta!

  Duart e thata pas larjes shfaqen kryesisht sepse nga lëkura largohen vajrat natyrale që…

7 hours ago

Udhëtimi i vitit 1858 në Shqipërinë dardane

Në vitin 1858, studiuesi austro-hungarez, Johann Georg von Hahn, i cili më vonë do të…

8 hours ago

Pse macet ndonjëherë hanë me sytë mbyllur?

Në shumicën e rasteve është sjellje krejt normale, por në disa situata mund të tregojë…

9 hours ago

Aftësitë e rralla të shqiptarëve për udhëheqje, luftë, arkitekturë ndërtime etj…

AFTËSITË E RRALLA TË SHQIPTARËVE PËR UDHËHEQJE, LUFTË, ARKITEKTURË, NDËRTIME ETJ. GREQIA, PERANDORIA OSMANE, EGJIPTI,…

9 hours ago