<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse shqiptarët thonë “pi” dhe jo “tymos” duhan

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Prill 2020

Revista “Mélusine” ka botuar, më 1900, në faqen n° 83, shpjegimin e Faik Konicës se përse shqiptarët thonë “pi dhe jo tymos duhan”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Me rastin e hulumtimit tonë, Albania e Brukselit (e cila, thuhet se, herë pas here, boton dokumente folklorike) (1) shkruante në një botim të fundit:

“Kjo veçanti ekziston edhe në shqip. Ne themi: Piva ñe cingaré; A pi duhan ? Kjo do të thotë : J’ai bu une cigarette, Bois-tu le tabac ?”

Dhe redaktori i kësaj reviste, Z. Spiro Beg (pseudonimi i Faik Konicës), më shkruajti:

“Një nga bashkëpunëtorët tanë mendon se kjo shprehje vjen nga nargjileja e cila, sipas tij, i parapriu përdorimit të cigares. Dhe është diçka e natyrshme të krahasosh nargjilen me një pije.

Ky asimilim ka mundur të konfirmojë dhe justifikojë në Lindje shprehjen “pi” në vend të “tymos”; por meqë në Perëndim nuk e njohim nargjilen, pra ky mund të jetë shpjegimi fillestar.

Natyrisht, ne i lexuam këto dokumente folklorike te Albania në gjuhën frënge. Tre çerekët e kësaj reviste shkruhen në shqip dhe një në frëngjisht; qëllimi i saj është të punojë për rilindjen politike, sociale dhe letrare të Shqipërisë.

— Numri i fundit i Albania-s i 30 Marsit 1900 përmban pikërisht një shënim bibliografik, në të cilin pretendojnë përdorimin e gjuhëve ndërkombëtare për atë që ka interes ndërkombëtar :

“ Z. X… boton sot një libër mbi paskajoren rumune duke e krahasuar me paskajoret e gjuhëve të tjera ballkanike, dhe në veçanti shqipen. Meqë ky studim ishte i shkruar në danisht, për fat të keq ne nuk qemë në gjendje ta shfrytëzonim atë.”

Zotërinjtë danezë, çekë, hungarezë dhe të tjerë mund të thonë çfarë të duan, por ne nuk do t’i mësojmë gjuhët e tyre që të lexojmë disa revista dhe libra. Kauza e tyre është simpatike për ne në nivelin politik dhe kombëtar, por simpatia nuk na jep aftësinë e gjuhëve. Dhe nëse, me qëllim, ata bojkotojnë gjuhët ndërkombëtare, ne do t’i injorojmë domosdoshmërisht shkrimet e tyre. H.G. /Konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

1 day ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

1 day ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

1 day ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

2 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

2 days ago