Ishulli i Sardës/ Mban mbi vete një qytet të lashtë

Vetëm pak kilometra nga qyteti i Shkodrës ndodhet ishulli i Sardës apo i Shurdhahut siç njihet ndryshe. Askujt nuk duhet t’i duket e çuditshme edhe pse nuk ka dëgjuar aq sa duhet për këtë vend që ndodhet në liqenin e Vaut të Dejës. Dikur ai ka qenë një gadishull që rrihej tri anëve të tij nga lumi

Drin. Në vitin 1971, me ndërtimin e hidrocentralit, lidhja me tokën u ndërpre dhe gjithçka përreth u rrethua nga ujërat e liqenit. Sot në ishull mund të shkohet vetëm përmes mjeteve lundruese nga Vau i Dejës apo fshati Rragam.

Ky udhëtim nuk lidhet thjesht me bukuritë natyrore, por edhe me një sit arkeologjik, një qytet të panjohur që qëndron në këtë hapësirë prej shekujsh. Në periudha të ndryshme ky qytet është vizituar nga albanologu Hahn, konsulli austrohungarez Ippen, ai Degrand apo antropologu gjerman Treger. Gjithashtu të dhëna kanë lënë edhe dy dijetarë të tjerë të njohur Jirecek dhe Shuflai. Mjafton të citosh të gjithë këto figura për të kuptuar sesa rëndësi ka patur ky sit i sotëm arkeologjik.

Qyteti në ishull sipas gërmimeve të kryera në vitet 1967 – 1970 ka dhënë qeramikë që i përket shekullit të IV, por sipas arkeologëve mendohet se jeta e mirëfilltë ka nisur vetëm në shekullin e VI. Qendra e banuar ndahej në dy pjesë, në atë të sipërme e atë poshtme. Në hapësirën e parë jetonin banorët e thjeshtë të tij, ndërsa në pjesën më të ruajtur qëndronte klasa drejtuese.

Edhe pse për syrin jo ekspert është e vështirë të rikompozojë pamjen e këtij vendi, arkeologët japin një panoramë më të qartë, sidomos të asaj që Sarda ofronte pas portës së rrethimit të parë, ku jetonte masa dërrmuese e qytetarëve.

Në qytetin e Sardës ngriheshin dikur sipas gojëdhënave mëse 365 altarë që u kushtoheshin shenjtorëve të ndryshëm. E nëse dikujt kjo shifër mund t’i duket e tepruar, ka fakte të shumta që ky qytet ishte një qendër e rëndësishme fetare.

Për fat të keq dokumentet për këtë qytet janë të pakta dhe lidhen kryesisht me relacionet me karakter kishtar. Këtu funksiononte peshkopata e Sardës e cila shfaqet zyrtarisht në dokumente në vitin 1190, por mendohet se zanafilla e saj është e mëhershme. Kleriku e dijetari i njohur Frang Bardhi në shekullin e XVII shkruan se në Sardë ekzistonin 80 kisha, një pjesë e rrënojave të të cilave dallohen edhe sot në ishull.

Për një kohë të gjatë sipas historianëve qyteti i Sardës ka qenë nën juridiksionin e familjes feudale të Dukagjinasve. Pinjolli më i njohur i kësaj familjeje, Lek Dukagjini, thuhet se e ktheu për një periudhë Sardën në kryeqendrën e tij.

Sot mes rrënojave janë edhe ato të një rezidence të madhe e të fuqishme, që mendohet se është përdorur edhe nga Leka. Qyteti do të humbte shpejt pas vdekjes së Lek Dukagjinit derisa të binte në 1491, ballë rrethimit të osmanëve që do ta shkatërronin plotësisht. Bashkë me qytetin, edhe Ipeshkvia e Sardës, ajo e Dejës e ajo e Sapës u shkrinë, duke ruajtur emrin e kësaj të fundit

Edhe pse ky ishull është një vend jo thjesht me histori të jashtëzakonshme por edhe me bukuri natyrore të rralla, sot pak ose aspak njihet. Ai dergjet sëbashku me të shkuarën e tij dhe me të fshehtat që ende nuk kanë nxjerrë plotësisht historinë e tyre

postbck postbck

Recent Posts

Pesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë

  Tensioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk…

18 hours ago

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

  Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe shpesh mund ta gjeni në tryezat e…

5 days ago

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

2 weeks ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

2 weeks ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

2 weeks ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

2 weeks ago