<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

6 përdorimet e panjohura, por fantastike të majonezës

Majoneza është një ndër salcat më të shijshme që mund të ekzistojnë. Edhe pse nuk duhet abuzuar me sasinë e saj, e pranojmë që na shijon aq shumë sipër patateve në furrë të mamasë apo kur bëjmë sallatën ruse. Pasi të lexoni këshillat e mëposhtme do të zbuloni që mjaoneza është po aq e dobishme jashtë kuzhine ashtu si brenda saj.

• Në qoftë se ju ka mbaruar balsami i flokëve dhe përtoni të blini një tjetër, një lugë gjelle majonezë do të ketë po të njëjtin efekt. Aplikojeni nga rrënja tek majat duke masazhuar butësisht flokët dhe lëreni të veprojë për një orë. Kujdes, majoneza duhet përdorur para larjes. Ajo eleminon gjithashtu majat dyshe të flokëve.
• Ndoshta këtë nuk e kishit çuar kurrë në mend, por majoneza përdoret gjithashtu për të hequr parazitët e kokës. Kjo teknikë përdoret kryesisht për fëmijët. Lyeni flokët e tyre me majonezë dhe lëreni të veprojë për dy deri në tre orë. Mbështillini me ndonjë kapuç ose napë që yndyra të mos depërtojë në pjesë të tjera të trupit. Para larjes krihni flokët me krehër me dhëmbëz të ngushtë.
• Majoneza ka një rol të rëndësishëm edhe në mirëmbajtjen e objekteve të shtëpisë, sidomos kur bëhet fjalë për mobiljet prej druri. Nëse vini re shenja gërvishtjesh dhe të nxirash në tavolinën e gatimit apo dollap, mjafton t’i fërkoni me një furçë dhëmbësh dhe pak majonezë. Në fund përdorni një napë të thatë për t’i fshirë.
• Stina e dimrit lë shenjën e saj edhe në trupin tonë. Fytyra dhe duart janë më të ekspozuara ndaj të ftohtit dhe shpeshherë janë të skuqura dhe të plasaritura. Majoneza mund të zëvendësojë fare lehtë kremërat hidratues.
• Nga stina e dimrit do të kalojmë në verën e nxehtë me diell dhe det. Të gjithëve na ka ndodhur të digjemi në plazh dhe me të vajtur në shtëpi ka nisur rituali i kosit mbi kurriz. Ky është një gabim i rëndë pasi kosi ka përmbajtje acide që acarojnë lëkurën e djegur. Në vend të tij përdorni majoenzë.
• Është e pamundur të mos gjesh shkarravina nëpër mure në një shtëpi ku ka fëmijë. Mos krijoni panik, mjafton të fërkoni mbi to me një sfungjer të butë dhe majonezë. Në fund fshini murin me një leckë të njomë dhe lëreni të thahet.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

12 hours ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

12 hours ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

12 hours ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

13 hours ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

16 hours ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

17 hours ago