<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Naimi, poeti që shkroi Atdheun

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!

Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!

Vështirë të gjesh një shqiptar, të madh a të vogël, që nuk i di këto vargje dhe emrin e Naim Frashërit.

I njohur si Bilbili i gjuhës shqipe, Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Dashuria për Atdheun, popullin dhe Njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës së tij. Naimi e afroi letërsinë me njeriun shqiptar, duke trajtuar tema të reja, të ndryshme nga ato të letërsisë së vjetër.

Njohu disa tradita poetike të huaja, prej të cilave mori elemente që u tretën natyrshëm në veprën e tij, por krijimtarisë së tij vulën e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli shqiptar. Traditat poetike popullore, që përbëjnë një nga burimet e formimit të tij si poet, i dha shumë më tepër nga çdo traditë tjetër. Gurra e kësaj tradite u shpreh jo vetëm në gjuhën e poezisë së Naimit dhe në figuracionin e pasur, por, në radhë të parë, në përmbatje dhe në frymën e saj, ndërsa mbeti poeti që “shkroi” Atdheun për shqiptarët.

Figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”.

Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjetër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.

Gjatë viteve 1872-1877 Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare.

Ndërkohë vendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi nisi rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia kushtoi çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar.

Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat “Bagëti e Bujqësia”, “Vjersha për mësonjtoret e para”, “Histori e përgjithshme” dhe poemën greqisht “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, “E këndimit çunavet këndonjëtoreja”. Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht “Tehajylat” (Ëndërrimet) më 1888 botoi “Dituritë”, më 1890 “Lulet e verës”, më 1894 “Parajsa dhe fjala fluturake”, më 1898 “Historia e Skënderbeut” dhe “Qerbelanë” dhe më 1889 “Historia e Shqipërisë”.

Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54-vjeçare, i zhuritur nga malli për atdheun dhe me brengën që s’e pa dot të lirë.

Vdekja e poetit qe një zi e vërtetë kombëtare. Shqiptarët kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmës, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerësimin për Naimin e shprehu bukur elegjia e Çajupit, që niste kështu:

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,

moj e mjera Shqipëri,

mendjelarti, zemërtrimi,

vjershëtori si ai.

Mjeshtër i fjalës, Naim Frashëri mbetet bilbili i gjuhës shqipe. Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur gjer në shqipen e sotme letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar. Naimi më tepër se shkrimtar, është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare. /Gazeta Liberale

postbck postbck

Recent Posts

Mehmet Gradica, një patriot i rrallë, komando i pathyeshëm i xhandarmërisë shqiptare

MEHMET GRADICA (1913-1945) Mehmet Gradica u lind më 1913 në Gradicë të Drenicës, në një…

13 hours ago

Eliminimi i opozitës dhe rruga e Zogut drejt Presidencës së parë!

Nga: Romeo Gurakuqi Fundi i Luftës së Parë Botërore ka qenë një kohë dramatike për…

14 hours ago

Dorëshkrim i rrallë i Esat Pashë Toptanit, letër drejtuar parisë së Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë

Bajraktari i Bushkashit e Krenët Sod po ju baj me dit me anët Kësaj letrës…

15 hours ago

Shqiptarët në holok’aust para heb’renjve

Isuf B.Bajrami Golgotha Shqiptare Leo Freundlich, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga…

15 hours ago

Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin e Mary Edith Durham në Muzeun Bankfield, Britani e Madhe!

Nga: Jahja Drancolli Thesari ynë në botë: Raritetet e Prizrenit dhe të Shqipërisë në koleksionin…

2 days ago

Atentatorët komunistë shqiptarë të drejtuar nga terroris.të serbo-malazezë, sot 82 vjet më parë arritën të kryejnë attentat kundër Xhafer Devës

Si sot 82 vite më parë atentatorët Komunistë shqiptarë, të drejtuar nga misionarë terroristë serbo-malazezë,…

2 days ago