5 truket çudibërëse që ju ndihmojnë të mbani veshjet si të reja

Ju ka ndodhur ndonjëherë të gjendeni përpara një situatë të pakëndshme, si për shembull t’ju jenë shkëputut kopsat nga këmisha në mes të njëmbledhjeje të rëndësishme ose të keni vënë re njolla djerse në fustanin tuaj të preferuar ndërkohë që darkoni me personin që ju pëlqen?

Sigurisht që nuk mund t’i parashikojmë të gjitha kto, por është mirë të dimë disa truke që mund t’ju ndihmojnë nëse keni ndonjë problem me veshjet ose aksesorët e përditshëm Ja pesë prej tyre :

side 3side 3

Nëse në këmishën ose fustanin tuaj të preferuar shfaqet një njolle madhe djerse që nuk e keni vënë re më parë dhe nuk keni detergjent për ta larë, provoni ta njomni me ujë dhe fërkojeni me pastë dhëmbësh. Më pas lëreni në diell ose thajeni me tharëse, njolla do të hiqet menjëherë.

Ju duket sikur kopsat e këmishës dhe xhaketës do t’ju bien nga çasti në çasti, por nuk keni mundësi t’i qepni? Provoni t’i lyeni me manikyr të tejdukshëm dhe ato do të forcohen vetiu.

Askush nuk i do njollat e stilolaspit, sidomos në veshjet e bardha. Keni një zhgarravinë të tillë mbi T-shirt, epo mund ta hiqni lehtësisht duke hedhur sipër saj pak nga dizenfektanti i duarve dhe fërkojeni me top pambuku.

E duke u ndalur tek njollat e stilolapsit, jo më të këndshme e të bezdisshme janë dhe njollat mbi çantën tuaj të preferuar. Mjafton të scpruconi pak uthull molle dhe fërkoni zonën e njollës me top pambuku ose dhe sfungjer të butë derisa stilolapsi të hiqet plotësisht.

Ky truk do t’u ndryshojë me të vërtetë jetën. Të gjithë keni të paktën një palë atletet converse në shtëpi, por siç e dini nuk mund t’i përdorni në ditët me shi.  Kush e tha këtë ? Ju duhet vetëm të fërkoni gjithë sipërfaqen prej lecke me qiri dhe më pas të thani këpucët me tharëse flokësh. Bëni fill provën me ujë dhe do vini re që sapo i shtuat garderobës atlete waterproof. Gjithçka, falë veprimit mbrojtës të parafinës.

postbck postbck

Recent Posts

“Nëse mikut i nxjerrin kafenë e tretë, ai duhet të…” Zakoni shqiptar i tre kafeve qē sot nuk ekziston më

  Rubrika HISTORI e gazetes DITA ka botuar kete jave kujtimet e  reporterit nazist Rudolf …

16 hours ago

Pse Enveri thoshte: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”

  Në një dokument të kohës së komunizmit, patatja përshkruhet si një pasuri bujqësore me…

16 hours ago

A ka kafshë që jetojnë vetëm me një partner gjithë jetën?

  Ka disa kafshë që njihen për monogami gjatë gjithë jetës. Ja disa shembuj: –…

17 hours ago

E dinë të gjithë si “grek” por sipas Inteligjencës Artificiale ky emër i përhapur në Greqi dhe Shqipëri ka tjetër origjinë

  Emri Thanas është shumë i përhapur në Greqi dhe në Shqipëri. Mendohet gjerësisht se…

17 hours ago

Cili është vendi më i sigurt për t’u ulur në avion në rast aksidenti?

  Shumë udhëtarë pyesin se cili është vendi më i sigurt në avion në rast…

17 hours ago

Baroni themelues i gjeologjisë shqiptare

  Prof. Shyqyri Aliaj dhe Prof. Defrim Shkupi Botuar në DITA Baron Franz Nopça ka…

18 hours ago