<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shikoni transportin publik të shqiptarëve në 1930-n

Transporti automobilistik në Shqipëri vitet ‘20-‘30 të shekullit te kaluar ka qenë tepër i vështirë. Mjaft të mendosh se dhe sot vende-vende është një tmerr udhëtimi, për të imagjinuar se si ka qenë atëherë, ku njeriu duket sikur ka qenë prej hekuri e jo mishi e gjaku.

Megjithatë gjatë Luftës së Parë Botërore u konstruktuan një sërë rrugësh për nevojat operative ushtarake të ushtrive të huaja, por që u përdoren më pas edhe për transport civil. Kjo ndodhi në jug e në veri. Si shkak i këtij zhvillimi, filluan të ngrihen edhe agjencitë e para të udhëtimit që u përgjigjeshin linjave përkatëse. Një nga këto linja që po e shoqërojmë dhe me foto kryesore ishte ajo e Ersekë-Jergucat. Sot ekzistojnë si njëra e si tjetra, por koha është tjetër dhe as që bëhet fjalë që këto dy qendra, njëra qytet e tjetra fshat, të kenë linjë si ahere. Por kush ka udhëtuar drejt Ersekës nga Përmeti, duhet ta imagjinojë se ç’rrugë ferri duhet të ketë qenë ajo, pasi dhe sot e kësaj dite e tillë mbetet.

Dhe ndër agjencitë më të dëgjuara të kohës sa i përket jugut, ishte ajo që funksiononte në Përmet, e themeluar nga vëllezërit Hotova, e që mbulonte pikërisht këto rrugë. Mjetet e para të këtij transporti, që ishin kamionë dhe autobuzë kanë ardhur nga SHBA. Në mjediset e biznesit të tij në Durrës, Lluka Prifti ruan 2 foto që i përkasin një veture dhe autobusi të transportit të mallrave dhe udhëtarëve të asaj periudhe.

Ai flet edhe për zhvillimet që mori kjo agjenci me kalimin e kohës, duke mbuluar me transport një rrjet qytetesh të rëndësishme të asaj periudhe. Lluka, i cili është pinjoll i njërit prej 5 vëllezërve Hotova, thotë se xhaxhai i madh i tij, Dhimo Hotova ka qenë disa herë në Amerikë.

“Në vitet 1929-1933 kur ishte dhe kriza e madhe ekonomike botërore, ai ndodhej atje. Dhimo ishte shumë punëtor dhe shumë i aftë. Ai solli nga Amerika disa makineri të pamontuara, vetëm pjesët motorike dhe shasitë. Makinat e para ishin të markave Shevrolet, Uhad, Indiana. Ato u shkarkuan në Sarandë dhe prej andej u transportuan në Përmet. Xhaxhai i vogël, Foti Hotova ishte një mekanik i klasit të parë. Ai kishte qënë edhe në Egjipt, atje ku kishte marrë zanatin.

Ai i montoi të gjitha pjesët e mjeteve dhe i vuri në punë. Nga pjesët që erdhën ai ngriti edhe 3 autobusë, me të cilat kryheshin udhëtime nga Përmeti në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Durrës dhe Korçë”, rrëfen Lluka. Agjensia sipas tij u themelua në vitin 1934 me qendër në Përmet. “Gradualisht numri i makinave arriti në 12. Me këtë fuqi mjetesh motorrike u kontribua edhe për ngritjen e mëvonshme të kazermave ushtarake të qytetit”, thotë pasardhësi i një prej vëllezërve Hotova, atyre që ngritën një ndër agjencitë e para të transportit nën Shqipëri.

postbck postbck

Recent Posts

Këto ushqime ju ndihmojnë për të mos u ndierë të lodhur

      Një ditë e rëndë në punë dhe mungesa e gjumit janë shkak…

16 hours ago

A keni probleme me tretjen? Ky ushqim mund t’ju ndihmojë

  Udhëzime të reja për lehtësimin e kapsllëkut nxjerrin në pah disa ushqime, ndër të…

16 hours ago

“Indiana Jonesi i vërtetë” që gjeti një qytet të lashtë e të humbur të inkasve

Në vitin 1911, një profesor amerikan pretendoi se thellë në Andet peruane kishte zbuluar fortesën…

20 hours ago

Jeta dhe vepra e Murat bej Toptanit

Nga: Eugen Shehu Familjet e mëdha shqiptare kanë mundur të përcjellin nëpër dhimbje pa fund…

20 hours ago

Këto ilaçe mund ta bëjnë vapën shumë më të rrezikshme

    Disa nga ilaçet më të përdorura, përfshirë ato për depresionin, ADHD-në, tensionin e…

2 days ago

Çfarë është lupusi?

    Lupusi është një sëmundje kronike (afatgjatë) që mund të shkaktojë inflamacion dhe dhimbje…

2 days ago