Ekstrakti i hudhrës mund të jetë një armë efikase në luftë kundër baktereve që janë rezistente ndaj shumë antibiotikëve, sidomos kundër baktereve që shkaktojnë infeksione të rrugëve urinare. Një studim i ri ka treguar se edhe ekstrakti i freskët i hudhrës manifeston veprim efikas kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Infeksionet e rrugëve urinare janë sëmundja e dytë infektive për nga shpeshtësia, që hasen në praktikë.
Në mbarë botën rreth 150 milionë njerëz çdo vit diagnostikohen me këto sëmundje, ku kostoja e mjekimit kushton disa miliardë dollarë. Kjo sëmundje zakonisht trajtohet me antibiotikë, por paraqitja e baktereve që janë rezistente ndaj antibiotikëve, ka bërë që të analizohen format tradicionale të mjekimit. Hudhra (Allium sativum) është përdorë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme që nga kohët antike.
Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…
Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…
Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…
Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…
Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…
Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…