<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historia e rrallë e një derrkuci Dalmat

Si një derrkuc i vogël nga Dalmacia u vra në aksident në Maqedoninë e lashtë dhe u bë subjekt i kerkimeve arkeologjike. Cfare shkruhej në gurin e varrit te tij?

Shpesh jepen lajme te keqija nga Rruga Egnatia me viktima kafshë të egra, sidomos arinj. Por ndoshta aksidenti më i rrallë ka ndodhur në rrugen Egnatia te lashtë, e cila kishte si viktime nje derrkuc!

Gjatë epokës romake, shekulli II ose III pas eres sone, në Edesa te Emathias u krijua një Stele varri qe përshkruan një karrocë me katër rrota e me katër mushka, një derr nën këmbët e tyre të para dhe një tjetër nën karroce.

Në stele janë edhe vargjet e mëposhtme:

“Derri, miku i të gjitheve, katërkëmbëshi i ri, gjendem i varrosur ketu, duke lënë tokën e Dalmacisë, ku isha dorezuar si dhuratë. Dëshirova dhe shkela Durrësin dhe Apolloninë i vetem, pa mbetur pas, pershkova te gjithe token ne kembe. Tashme nga aksidenti humba driten e ditës, në momentin kur kisha dëshirë te madhe te shikoja Emathine dhe procesionin e falloforias në qerre dhe dergjem ketu duke mos i patur asnje borxh vdekjes “.

Eforati arkeologjik “Stela e Varrit te Derrkucit” Pella, AKA 1674

Rruga Egnatia

Stela u gjet në vitin 1968, gjatë gërmimeve arkeologjike ne muret e vona romake te Edesas.

Është e qartë se stela perfundoi aty per përdorim dytesor dhe fillimisht duhet të ishte mbi një varr. Përmbajtja unike e saj e vecante per nje mbishktim te lashte shkaktoi përshtypje të madhe tek ekspertët dhe u publikuan teori të ndryshme në lidhje me ngjarjen e përmendur. Disa pretendojne se personazhi kryesor nuk ishte një kafshë, por një skllav emri i të cilit referohej si “derr”. Kishte të tjerë që mendonin të gjithë historinë fantastike dhe se stela ishte një farsë imagjinare qe e kishin bere qe nga lashtesia. Por teoria më e popullarizuar deri më tani është se stela pershkruan një ngjarje reale për një derr të vogël që u vra në aksident ne rrugen Egnatia dhe u varros në Edesa.

Harta e rruges antike Egnatia.

Sipas tekstit të mbishkrimit, derrkuci udhëtonte nga Dalmacia në Edesa, së bashku me pronarin e tij te cilin e kishte marre si dhurate.
Në nje qytet te Maqedonisë, të dy ata do të merrnin pjesë në “Falloforiet” festën e Dionisit (karnavalet e sotme).
Qyteti i parë i përmendur është Durresi, ku fillonte Egnatia ne Ballkan.
Apollonia eshte qyteti i dyte qe e pershkruan mbishkrimi. Kjo tregon se pronari i derrkucit me shume mundesi ka qene tregtar. Fakti qe nuk permendet asnje qytet tjeter deri ne Edesa, tregon se derrkuci udhetonte pjesen me te madhe te kohes mbi karroce keshtu qe nuk kishte ndonje gje interesante per tu shenuar.

Kopje moderne e ”Steles se derrkucit” eshte vendosur ne piken e gjetjes se saj ne muret e vjetra te Edeses.

Ndërkohë që i afrohen Edesas, në ndonje nga rruget e pjerrta ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën e kafshës se gjore: mbase karroca i kaloi gabimisht persiper dhe e vrau.
Mund të supozojmë se ndersa karroca ishte duke zbritur, derrkuci u hodh dhe perfundoi mbi patkonjte e mushkave dhe rrotat e karros.

Pronari i pikëlluar varrosi derrkucin e vdekur ne Edesa dhe vendosi një mbishkrim mallengjyes në varrin e tij.
Aty ilustrohet aksidenti në dy faza: ndërsa përparon drejt rruges se pjerret pak sekonda para se ta shkelin mushkat dhe pastaj nën karrocë ku ajo kalon mbi të duke e vrare derrkucin.
Teksti rimues pershkruan ne menyre prekese vdekjen e derrkucit, duke i vene fjalet ne gojet e tij sikur te ishte i gjalle./revolucioni.com

postbck postbck

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

7 hours ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

7 hours ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

8 hours ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

8 hours ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

11 hours ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

12 hours ago