Sot në orët e hershme të mëngjesit është shembur godina e Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke ngjallur reagime të shumta të artistëve, shoqërive civile e liderëve politik.
Për t’u zolidarizuar për shembjen e Teatrit, që nga komuniteti i artistëve konsiderohet një tragjedi dhe humbje e madhe për kulturën shqiptare, Teatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar shfaqjen që ka qenë e planifikuar të shfaqet sonte online, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar në Facebook.
“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj. Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë”, thuhet në njoftim.
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…