Një koleksion i pabesueshëm fotosh tregon sesi duket qyteti më i errët në Tokë, aty ku dielli nuk del për 40 ditë gjatë dimrit. Fotografitë u realizuan nga Amos Chapple, i cili kishte si qëllim të dokumentonte jetën në veri të Rusisë gjatë natës polare.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, nga 2 Dhjetori deri më 11 Janar, dielli nuk ngrihet mbi horizontin e Murmansk. Ky qytet shtrihet në rrethin Arktik rus.
Murmansk u themelua si Romanos-on-Murman në vitin 1916, kur Cari Nicholas II u vu në kërkim të një qyteti ku porti nuk kishte akull, që do të lejonte transportin e furnizimeve nga aleatët e Rusisë.
Pak muaj nga themelimi i qytetit, revolucioni e hodhi Carin nga pushteti dhe qytetit iu vu emri Murmansk.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qyteti u bë sërish i rëndësishëm për Bashkimin Sovjetik dhe Aleatët Perëndimorë. Ishte rruga kryesore për të dërguar materiale dhe ndihma për Ushtrinë e Kuqe. Në vitin 1941, Murmansk u bombardua nga nazistët.
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…