<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Llampa e minatorit e trashëguar nga babai, artefakti i veçuar i koleksionistit Shashivar Begu(Foto)

Dikur ekonomist në minierën Trepça, ndërsa tani pensionist,Shashivar Begu është koleksionues i më shumë se 600 artefakteve ,dhe posedon një muze individual shumë të pasur ,artefaktet e të cilit i ruan me shumë dashuri e fanatizëm,shkruan InforCulture.Info

Muzeu i Shashivar Begut i cili gjendet në Vllahi të Mitrovicës është tashmë i njohur për banorët lokal por edhe më tej.Në muzeun e tij individual gjenden më shumë se 600 artefakte të cilat ai i ka grumbulluar e koleksionuar që nga mosha 15 vjecare.

InfoCulture.Info ka zhvilluar një intervistë me Z.Begu dhe ka mësuar disa detaje rreth muzeut të tij,dashurinë që ai ka për artefaktet ,vizitorët e muzeut,kshtet në të cilat gjindet muzeu e shumçka tjetër.

Shashivar Begu  për 35 vite me radhë kishte punuar si ekonomist në minierën Trepça ,ndërsa tani si penzionist 75 vjeçar jeton në Vllahi ,dhe pjesërisht në Veri të Mitrovicës.

Koleksionimin e artefakteve ai e kishte filluar qysh para 60 viteve. Muzeu i tij tashmë përbëhet nga më shumë se 600 artefakte të lëmive të ndryshme dhe të periudhave  të ndryshme kohore.

Aty gjinden mjete  të punës si sopata  çekana e brisqe, numizmatikë që nga koha ilire romake dhe mjete tjera nga koha që nga koha e gurit e deri tek mjetet e kohës së tashme.

I pyetur se cili është artefakti më i dashur për të ai u shpreh :

“Artefakti më i dashur për mua ashtë një shkrim në gurë kushtuar Jupiterit si dhe nji llampë minatori e trasheguar nga baba im”

Në muzeun e Shashivar Begut ka vizita të ndryshme, si ato të nxënësve të shkollave të Mitrovicës por edhe të njerëzve tjerë të interesuar për artefaktet e koleksionuara.

Ndërsa për vizita të organizuara ,z.Begu thotë se kushtet e vendit ku gjindet muzeu nuk janë të favorshme dhe e bëjnë të vështirë vizitën e organizuar.

Ai poashtu shprehet se përveç premtimeve verbale , nuk ka pasur ndonjë ndihmë konkrete nga institucionet shtetërore.

Shasivar Begu thotë se Regjioni i Shalës është shumë i pasur me të mirat e kulturës materiale dhe shpirtërore ,duke filluar nga kultura e banimit si dhe jetesa apo shfrytëzimi i florës dhe faunës .Ai përmend  edhe kulturën e begatë të gjetur në natyrë e në nentokë gjatë hulumtimeve arkeologjike, si tunele të vjetra të shfrytëzimit të xehës që nga Ilirët deri në ditët e sotme.

Ai poashtu nuk lë pa përmendur edhe disa objekte arkeologjike e historike të cilat sipas tij e karakterizojnë aspektin kulturor-historik e shoqëror të regjionit të Shalës së Bajgorës.

 “Kalaja e Gjytetit” në Rashan, “Xhamia e Mazhiqit” në Trepçali, “Kisha e Shën Pjetrit” në Stan Terg, “Xhamia e Vllahisë”, “Guri Gjarpnit në Vllahi si dhe shum gjurmë të tjera tē hasura ne vende të ndryshme ,sipas Z.Begu janë objekte  për të cilat vlen të bëhen hulumtime nga institucionet pergjegjëse të kësajë lëmie.

 Sa i perket traditës të regjionit të  Shalës, ai vë theksin mbi  traditën shumë të pasur në veshje kombëtare, në lojra në kulinari, në këngë e valle në zeje të ndrysheme si dhe kultivimin e bagëtisë dhe drithërave .

Ndersa sa i përket kulturës shpirtërore të Shalës, shprehet se ky regjion ngërthen në vete, mbetje të besimeve dhe bestytnive të shumta pagane, tregime e legjenda për ngjarje e figura mitologjike që kanë qenë pjesë e kulturës shpirtërore të këtij regjioni por edhe tërë popullit shqiptar./B.Islami/InforCulture.Info

postbck postbck

Recent Posts

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

16 hours ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

17 hours ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

17 hours ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

23 hours ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

24 hours ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

24 hours ago