<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gjyqi i poetëve

Njihet si “Gjyqi i poetëve”, por për ta shfaqur si ngjarje të rëndë, dy poetët Genc Leka dhe Vilson Blloshi u akuzuan me prova të sajuara nga sigurimi i shtetit në të ashtuquajturën grup sabotatorësh në bujqësi. Në përfundim të gjykimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Librazhd, më 13.6.1977, për 8 të arrestuarit mes të cilëve dy poetët Genc Leka e Vilson Blloshmi kërkohet dënimi ekstrem, vdekje me pushkatim. Përfundimisht ata që do të shkonin para pushkatimit ishin dy poetët e rinj të talentuar Leka dhe Blloshmi. Të dënuarit bënë një përpjekje të fundit që të ndryshonin dënimin ekstrem, por gjithçka ishte vulosur.

Më poshtë pjesë nga vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë:

Pasi dëgjoi relacionin e anëtarit S.Krongo, mendimin e prokurorit P.Konomi, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit dhe pasi shqyrtoi e bisedoi në tërësi çështjen

Vëren:

Vendimi i gjykatës është i drejtë dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Nga materiali i çështjes rezulton e vërtetuar se të gjykuarit Genc Leka, Vilson Blloshmi, D.Blloshmi, Bedri Blloshmi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një kohë relativisht të lartë, kanë zhvilluar një veprimtari të theksuar kriminale ku kanë synuar minimin e ekonomisë bujqësore dhe për të dobësuar Pushtetin Popullor. Nga këta, tre të parët kanë zhvilluar edhe agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor, kurse të gjykuarit e tjerë R.Çerri, R.Sula, R.Dashi për disa vjet me radhë, sistematikisht dhe në grup të organizuar me njëri-tjetrin dhe me të gjykuarit Bedri e D.Blloshmi, si dhe në bashkëpunim me A.Gocin kanë përvetësuar pasuri socialiste.

Siç del nga të dhënat e gjykimit, të gjykuarit Genc Leka, Vilson Blloshmi, Bedri Blloshmi e R.Dashi, janë persona me prejardhje klasore e përbërje politike shumë të keqe, rrjedhin nga familje shumë të pasura, prindërit e të afërmit e tyre gjatë luftës Nacionalçlirimtare u lidhën dhe bashkëpunuan ngushtë me pushtuesin dhe organizatat tradhtare të Ballit Kombëtar, si dhe ju kundërvunë lëvizjes nacionalçlirimtare. Pas çlirimit kanë mbajtur qëndrim armiqësor ndaj pushtetit popullor. Kështu, i ati i të gjykuarit Genc Leka, B.Leka, jo vetëm që ka marrë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar, por pas çlirimit u arratis në Jugosllavi dhe ishte vënë në shërbim të agjenturave të huaja duke vepruar disa herë si diversant në vendin tonë në zonën e Qukësit. Po kështu, familja e të gjykuarve të tjerë Vilson e Bedri Blloshmi(vëllezër) ka qenë e lidhur me Ballin Kombëtar dhe shtëpia e tyre pas çlirimit qe kthyer në strehë për bandat e diversantëve e të tradhtarëve si Haki Blloshmi, Bardho Leka, Hasan Blloshmi. I ati i tyre Sami Blloshmi është dënuar për krime kundër shtetit.

I gjykuari D.Blloshmi, megjithëse ka origjinë të varfër, por duke pasur një vëlla të pushkatuar gjatë luftës u lidh me këta armiq, duke marrë për grua vajzën e tradhtarit B.Leka, motrën e të gjykuarit Genc Leka dhe duke qenë edhe vetë egoist, llafazan e vjedhës, ra nën presionin e tyre..

Në këto kushte, kërkesat e të gjykuarve për të ndryshuar vendimin e gjykatës në lidhje me dënimet e caktuara, janë të pabaza dhe si të tilla, duhet të refuzohen.

Për këto arsye: Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në bazë të pikës 1 të nenit 313 të K.Pr.P, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit Nr. 45, datë 13.06.1977 të gjykatës së rrethit Librazhd.

Pushkatimi i dy poetëve: Genc Leka dhe Vilson Blloshmi pasi kishin ezauruar edhe mundësinë e fundit për falje nga “Presidiumi I Pushtetit Popullor”, pushkatohen në mesnatën e 17 korrikut 1977, pranë një zone të pyllëzuar rreth 6 kilometra larg Librazhit.

postbck postbck

Recent Posts

Banania 6 milionë dollarëshe që tronditi botën e artit, historia e pazakontë pas veprës kontroverse

    Një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës mund të duket si…

10 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

11 hours ago

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Rritja e vazhdueshme e dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë mund të lidhet jo vetëm…

11 hours ago

Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës

  Një objekt krejt i zakonshëm shtëpiak mund ta bëjë pak më të këndshme vozitjen…

11 hours ago

6 vendet më të mira në Europë për pushime vjeshtore

Vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të udhëtuar në Europë. Përveç turmave më…

11 hours ago

Kjo është vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

    Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e…

12 hours ago