Një nga atraksionet më të famshme turistike në Spanjë ka pësuar një transformim të mrekullueshëm, i cili i ka befasuar, e i ka kënaqur njëkohësisht ambientalistët. Dunat masive të rërës të Maspalomas në Gran Canaria, të njohura në mbarë botën për bukurinë e tyre, tërheqin cdo vit me qindra mijëra turistë çdo vit, shumë prej të cilëve lënë pas shenjat e tyre.
Mbrojtësit e mjedisit kanë kërkuar vazhdimisht nga pushuesit, përfshirë britanikët, që të mos e prishin harmoninë e ambjentit me vizatime e iniciale në rërë, ndërsa gjurmët e shumta të tyre mund të shihen qartazi nga lart. Vetëm një vit më parë, ata paralajmëronin se bukuria natyrore e zonës do të shkatërrohet e do të humbasë përgjithmonë nëse vizitorët nuk “edukohen”.
Situata u rëndua aq shumë, sa në aeroporte nisën të shpërndaheshin fletëpalosje me këshilla. Por tani, pas javës të tëra izolimi të Spanjës për shkak të koronavirusit, këto duna kanë marrë një pamje të re të jashtëzakonshme për të cilën ambientalistët thonë se nuk ishtë parë prej mbi 50 vjetësh.
Për shkak të mungesës totale të pushuesve dhe vendimit të qeverisë për të mbyllur të gjitha plazhet, dunat e Maspalomas janë në gjendje të pacënuar, ashtu sic i ka bërë natyra, pa asnjë gjurmë apo shenjë të lënë pas nga njerëzit. Ky rezervat i vecantë natyror konsiderohet si një nga sistemet më ikonike të Gran Canaries.
Y
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…