<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqipëria turistike në median japoneze: Thethi si i dalë nga përrallat (FOTO)

Thethi është një fshat sikur ka dalë nga përrallat, thotë shkrimtari japonez, Mizuho Ota në një shkrim të gjatë për ”Asahi Shinbun”, një nga dy gazetat kryesore japoneze, me një tirazh prej 10 milionë kopjesh.

Thethi, fshati ku koha ka ndalur

Jashtë dritares ka një pamje parajsore të maleve që arrijnë deri në qiell, saqë ajo që ndodhet poshtë jush duket thjesht e pavlefshme. Makina që na mori kaloi duke gjarpëruar në këto male. Në rrugën e ngushtë me zhavorr nuk ka mbrojtëse anësore dhe dy makina mezi mund të kalojnë, ndërkohë që unë ndihem sikur zemra më ka ndalur. Shoferi i buzëqeshur përpiqet t’i qetësojë udhëtarët nga frika, ndërkohë që flet me celularin e tij. Të luteshim ishte gjithçka që mund të bënim deri sa mbërritëm në fshatin Theth, në këtë zonë malore në Shqipërinë Veriore.

Bjeshkët, një varg malesh me maja mbi 2 000 metra, quhen ndryshe edhe “Alpet Shqiptare”. Këtu është vendi ku gjendet Thethi, një fshat i bukur që duket sikur sapo ka dalë nga një përrallë. Është vetëm 15 kilometra larg kufirit me Malin e Zi fqinj. Lumi Theth kalon zig-zag nëpër fshatin me shumë shtëpi të vjetra prej guri që duken si të ngrira në kohë. Është si një parajsë për turistët, të cilët nxitojnë këtu gjatë verës./shqiptarja.com








postbck postbck

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

3 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

5 hours ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

6 hours ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

7 hours ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

7 hours ago