Si trajtohej gruaja në Statutet e Shkodrës?

Të drejtat dhe detyrimet e gruas në Mesjetë janë një temë jo shumë e lëvruar nga studimet shkencore shqiptare. Është folur shumë në fakt për aspektin se si e trajtonin gruan Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe ai Labërisë, por është shumë interesant dhe mënyra si e shihnin gruan Statutet e Shkodrës. Duke qënë një djep i civilizimit, patjetër që gruaja do të zinte një vend të rëndësishëm në Statutet e Shkodrës. Aty gruaja gëzonte një pozicion shumë të mirë brenda familjes si nënë, motër, vajzë dhe grua. Nderi, respekti dhe marrëdhënia e saj me ekonominë familjare ishin fushat ku gratë krijonin identitetin e tyre.

Në Statutet e Shkodrës sipas dr. Etleva Lala, gruaja konsiderohej si shtylla kryesore në vendimmarrjen e familjes por raportet e saj me pronën, ashtu si dhe në të drejtën zakonore të Lekë Dukagjinit dhe në Kanunin e Labërisë sigurisht që nuk ekzistonin. Ishte burri ai që do kishte të drejtën për pronën. Dhe në fakt kjo gjë është e kuptueshme. Jemi në Mesjetë, ku trashëgimia konsiderohej si çështje publike dhe ishte një pjesë e rëndësishme e reputacionit. Gruas i takonte vetëm prika e marrë nga prindërit. Vetëm në rastet kur trashëgimtarët ishin femra, pasuria prindërore mund të ndahej mes vajzave në mënyrë të drejtë. Gjithsesi prika që merrnin vajzat mund të konsiderohej si një pasuri sepse atyre mund t’i takonin vreshta, shtëpi ose tokë e punueshme.

Prika konsiderohet si pronë e veçantë e gruas dhe ajo mund ta përdorë si të dojë atë. Bashkëshorti nuk ka të drejtë ta përdorë pa lejen e saj edhe sikur të bie në gjak.

Për sa i përket pabarazisë ishte një gjë normale për kohën. Gruaja në punët jashtë shtëpisë vlerësohej më pak se burri. Gruaja konsiderohej si inferiore në proceset gjyqësore dhe nuk bënte dallim nga shërbëtorët , të varfrit, kriminelët apo grupe të tjera.

Në lidhje me përgjegjësinë që kishin ndaj fëmijëve burri kishte të drejta më të mëdha. Burri mund të përfaqësonte si vajzat dhe djemtë në proceset gjyqësore, ndërkohë që nëna vetëm djemtë. Kur burri nuk ishte i pranishëm në familje atëherë rolin e tij të përfaqësimit e merrte gruaja, duke përfituar statusin e tij ligjor, duke përfaqësuar familjen publikisht dhe ligjërisht. Për çështje gjyqësore dënohej vetëm bashkëshorti dhe jo gratë.

Si në të gjitha statutet e Mesjetës ligji ishte shumë më i rreptë për burrat sesa me gratë kur ishte fjala për detyrimet familjare brenda familjes. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë vajzat martoheshin më parë se djemtë.

Interesante janë Statutet e Shkodrës në lidhje me moralin. Sipas tyre duhet që gruaja të ishte e kujdesshme dhe të ruhej nga të gjitha rreziqet që mund t’i ndodhnin jashtë. Për sa i përket përdhunimit i vetmi rast kur ajo besohej dhe mbrohej nga ligji ishte kur atë e kishte përdhunuar një klerik. Vetëm në këtë rast ajo besohej pa dëshmitarë dhe klerikut i vihej gjobë. Në raste të tjera duhej të kishte dëshmitarë. Nuk ka të dhëna të sakta për burrat, por ajo që ekzistonte në Mesjetë ishte fakti që seksualiteti i femrës kontrollohej nga e gjithë familja, duke u tuteluar në të gjitha fazat e saj, ndërsa burri nuk kontrollohej nga askush.

Një vend të veçantë në Statutet e shkodrës zënë gratë e përdala. Sipas tyre nëse dy ose tre burra dëshmojnë që është e përdalë ajo nuk duhet të mbajë kapele mbi kokë dhe as të shoqërohet me këdo. Kjo grua e përdalë nuk lejohet të qëndrojë pranë grave fisnike dhe as të banojë pranë tyre. Nëse vepron ndryshe ajo dënohet me 8 hyperperë. Nëse një grua e përdalë bën punë të liga dhe prish familjen e të tjerëve, ajo duhet të lërë qytetin brenda tre ditësh dhe nëse nuk paguan gjobën ajo do detyrohet të rrihet me shkop nëpër rrugët e qytetit. /Konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

3 days ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

6 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

6 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

6 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

6 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

6 days ago