<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme.

Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera të rëndësishme të lotëve është eliminimi i toksinave dhe substancave të ndryshme që rrezikojnë sytë. Sytë mund të lotojnë për arsye të ndryshme siç janë:
• E qeshura,
• Hapja e gojës,
• Ekspozimi afatgjatë ndaj dritës apo ekranit.

Asnjë prej këtyre arsyeve nuk është shqetësuese. Megjithatë, nëse ju vëreni që sytë ju lotojnë vazhdimisht por nga ana tjetër, keni problem me shikimin, dhimbje apo ndieni sikur keni diçka në sy, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Arsyet Përse Ju Lotojnë Sytë
Tharja e Syrit

Nuk e lexuar gabim. Ndonëse gjëndrat e lotëve janë në gjendje të mirë funksionale, sindroma e syrit të thatë mund të shkaktojë lotim të shpeshtë. Tharja e syve mund të ndodhë për shkak të problemeve të ndryshme siç është artriti, sëmundjet auto-imunitare dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

Bllokimi I Kanalit të Lotëve
Shkarkimi i lotëve mund të bllokohet si pasojë e një problemi me kanalin nëpërmjet të cilit lotët rrjedhin. Një bllokim i tillë ndodh rëndom tek të sapolindurit ose foshnjet. Ka raste kur shkarkimi i lotëve bllokohet si pasojë e një infeksioni, ndaj mjeku mund të ofrojë antibiotikë.

Alergjitë
Alergjitë dhe e ftohura mund të nxisin shkarkimin e tepruar të lotëve. Në këtë rast bëhet fjalë për një bezdi më shumë se një problem shëndetësor. Ekspertët këshillojnë shmangien sa më shumë të ekspozimit ndaj substancave që ju shkaktojnë allergji.

Konjunktiviti
Bëhet fjalë për infeksion që shkakton enjtje të syrit dhe skuqje të membranës që mbulon sipërfaqen e tij, përfshirë qepallat. Simptomat e tij mund të lehtësohen falë kompresave të ftohta. Sëmundja është ngjitëse ndaj rekomandohet të mos prekni sytë, të lani duart, peshqirët dhe këllëfët e jastëkut sa më shpesh.

Gërvishtja e Korneas Së Syrit
Ky problem shoqërohet me ndjesinë e të paturit diçka në sy. Gërvishtja e pjesës transparente së përparme të syrit mund të ndodhë si pasojë e pluhurit ose rërës. Pastrojini sytë me ujë të bollshëm ose solucion të veçantë që e blini në farmaci. Pulitini sytë disa herë që të prodhohen më shumë lotë, por mos i fërkoni sytë.

postbck postbck

Recent Posts

Infarkti te burrat pse shkaktohet, cilat janë shenjat kryesore?

    Disa vdekje po ndodhin gjatë verës, por kryesisht nga ataku në zemër. Ataku…

3 hours ago

Zbulim i ri kundër kancerit, identifikohet proteina që “shter” qelizat imunitare

    Një grup studiuesish nga St. Jude Children’s Research Hospital ka identifikuar një proteinë…

8 hours ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo simptomë “e fshehur” mund të tregojë sëmundje serioze

    Njerëzit e lindur para vitit 1966 po këshillohen të jenë veçanërisht të vëmendshëm…

8 hours ago

Veshka nuk dhemb gjithmonë aty ku mendoni: Edhe gjaku në urinë mund të mos e tregojë shkakun

    Dhimbja në shpinë nuk mjafton për të kuptuar burimin. Mënyra si përhapet, temperatura…

8 hours ago

Disa shenja në thonj që mund të tregojnë diçka për shëndetin tuaj

    Thonjtë mund të japin disa të dhëna për gjendjen e përgjithshme të organizmit.…

8 hours ago