Një studim i fundit i bërë nga shkencëtarë të Universitetit Cornell, mund të ndihmoj hulumtuesit e tjerë, të zhvillojnë një trajtim efikas ndaj sëmundjes Covid-19, shkruan Medical News.
Pesë hulumtues nga Universiteti Cornell në Neë York, kanë bërë disa hulumtime rreth strukturës dhe mekanizmave të veprimit të virusit Sars dhe Mers. Ata e kanë krahasuar mekanizmin e koronavirusit me këta dy viruse të tjera, të cilat ishin përhapur në të kaluarën.
Ata kishin hulumtuar funksionin e një proteine specifike, të cilën viruset e përdorin për të transferuar informacionet e tyre gjenetike brenda një qelize të shëndoshë të njerëzve, dhe me anë të së cilës e shkaktojnë infeksionin.
Për ta arritur infektimin e një qelize, viruset kalojnë përmes një procesi të ashtuquajtur “fusion membranor”, nëpërmjet të cilit, virusi e injekton informacionin gjenetik brenda qelizës së infektuar.
Në bazë të informacioneve, jonet e kalciumit e ndihmojnë këtë proces, dhe shërbejnë si katalizatorë të infektimit të qelizës.
Si rezultat është vërejtur që të gjitha viruset, duke përfshire Sars, Mers dhe Covid-19, e kanë të njëjtën proteinë.
Hulumtuesit shpresojnë, që gjetjet e reja do t’indihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më shumë se si Covid-19, mund t’i infektojë qelizat e shëndetshme të njeriut, dhe pse sistemi i frymëmarrjes dhe mushkeritë janë ambiente kaq të përshtatshme për zhvillimin dhe replikimin e viruseve.
Gjithshtu këta hulumtues kanë arritur të marrin fondet e duhura nga Instituti Kombëtar i Shëndetitne New York, për të krijuar një antitrupth, që mund ta parandalojë replikimin e virusit duke e ndërprerë fusionin membranor.
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…
Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…
Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…
Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…