Zgjimi herët në mëngjes duket diçka shumë e vështirë, sidomos në rastet kur rehatia që të ofron krevati dhe jastëku nuk kanë të krahasuar me botën jashtë. E vërteta është që zgjimi herët në mëngjes kërkon disiplinë dhe vetë kontroll.
Zgjimi në mëngjes të jep shumë kohë dhe të ofron ndjesinë e arritjeve të suksesshme, që të presin në 12 orët e ardhshme.
Zgjimi herët, ushqyerje e shëndetshme
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, që nuk duhet anashkaluar.
Nëse zgjoheni vonë, me siguri nuk do të hani mëngjes dhe organizmi juaj do të ketë një fillim të vështirë.
Mëngjesi është baza e të ushqyerit shëndetshëm në mënyrë afatgjatë dhe të ndihmon në shmangien e ushqimeve të shpejta e të pashëndetshme gjatë ditës.
Ata që zgjohen herët janë më proaktivë
Studimet kanë treguar që njerëzit që zgjohen herët, kanë më shumë vetëbesim, janë më të mprehtë dhe të përqendruar por edhe më ndërveprues. Ora e parë e ditës dhe mënyra se si e shpenzoni atë, është përcaktuese jo vetëm për orët në vijim por edhe për jetën në përgjithësi.
Zgjimi herët pakëson stresin dhe ju ndihmon të keni një sjellje më pozitive. Për më tepër nuk do të keni nevojë të nxitoni sepse koha do t’ju mjaftojë.në orët e para të mëngjesit janë të pakëta, ndërprerjet po ashtu. Pas një gjumi të mirë, truri është gati t’i futet punës. Ju jeni më efikasë dhe punoni më mirë. Ata që zgjohen herët marrin vendime të mira, planifikojnë dhe vendosin objektiva.
Më shumë kohë për aktivitet fizik , gjumë cilësor
Aktiviteti fizik herët në mëngjes nuk shkakton përplasje me planet tuaja ose punën gjatë ditës. Është thuajse e pamundur të anulloni një aktivitet fizik të caktuar në mëngjes në krahasim me ato të mbrëmjes që anullohen falë planeve të minutës së fundit.
Stërvitja fizike sjell shumë energji për të përballuar ditën.
Zgjimi herët promovon një gjumë më të mirë. Nëse flini herët dhe zgjoheni herët, ora juaj e brendshme funksionon në bazë të një rutine specifike. Ju do të ndiheni më të qetë dhe pa lodhje.
Arritje më të mëdha, më shumë kohë
Zgjimi herët nënkupton vendosje objektivash dhe detyra të arrira. Nëse i vendosni vetes një objektiv, ju do të përpiqeni fort që ta arrini atë.Do të jeni më produktivë dhe më të lumtur me arritjet tuaja.
Të zgjuarit herët do të thotë që ia keni kaluar të gjithëve, jeni më të qetë, më të organizuar dhe më të arrirë në krahasim me të tjerët që vrapojnë për në zyrë. Kjo do t’ju shfaqë si më të përkushtuar dhe më punëtorë në sytë e shefi. Kur zgjoheni herët, keni më shumë kohë të planifikoni, mendoni, organizoheni dhe bëni strategji për arritjet e ditës.
Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…
Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…
Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…