Disa kërcime me litar janë në gjendje që të eliminojnë urinë për disa orë në vazhdim, zbuloi një studim i realizuar nga ekspertë japonezë.
Sipas tyre, kërcimet në të njëjtin vend, realizuar për disa minuta, përbëjnë gjithashtu mënyrën më të mirë për të reduktuar marrjen e kalorive dhe realizuar një dietë të suksesshme.
Studiuesit e Universitetit të Uasedës në Japoni i kërkuan një grupi vullnetarësh që me barkun bosh, pas zgjimit nga mëngjesi, të pedalonin për disa minuta në një palestër.
Atyre u kërkohej që pas këtij ushtrimi të realizonin kërcime me litar për disa minuta me radhë dhe të regjistronin se kur do të ndienin uri pas kësaj.
Tek pothuajse të gjithë vullnetarët vihej re një ndërprerje e oreksit, ndërsa ndienja e urisë shfaqej tek ata me disa orë vonesë, ndonëse nuk kishin konsmuar mëngjes dhe kishin realizuar një aktivitet të rëndësishëm fizik.
Ndonëse nuk ka ende një shpjegim dhe të qartë shkencor, ekspertët besojnë se lëvizja ulje-ngritje e trupit është në gjendje që në një farë mënyrë, t’i dërgojë trupit sinjale që bllokojnë enzimat tretëse dhe hormonin, i cili krijon ndienjën e urisë.
Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…
Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…
Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…
Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat…
Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…