Çfarë i ka bërë njeriu tokës, 8 Fakte shqetësuese (Foto)

Shtresat e ozonit po zhduken, shtresat polare të akullit po shkrihen, niveli i ujit në oqeane dhe dete është rritur shumë, ndërsa klima në Tokë është çoroditur në atë masë – sa që kërcënon seriozisht të ardhmen e njerëzimit.

Fatkeqësisht, janë vetë njerëzit ata – që me pakujdesinë e tyre dhe jetën e shfrenuar – kanë kontribuuar shumë në shkatërrimin e planetit Tokë. Madje, dhe në kohën kur ngrohja globale është një çështje madhore – që duhet të preokupojë secilin prej nesh – ajo vazhdon të mohohet nga njerëzit injorantë.

Sipas studimeve të fundit, parashikimeve të NASA-s, dhe ambientalistëve, niveli i ujit në Tokë do të rritet gjithnjë e më shumë – ndërsa jeta e njerëzve, gjatë shekujve në vijim, do të jetë në rrezik të madh.

Për të dëshmuar rrezikun që i kanoset Tokës, mjafton t’i sjellim tetë fakte, nëpërmjet krahasimit të imazheve të dikurshme dhe të tashme – të cilat tregojnë “çmendurinë” që po ndodhë në zonat e caktuara në planetin tonë.

1. Ura Enterprise mbi liqenin Oroville, SHBA – 2011 dhe 2014

Për shkak të ngrohjes globale, në vitet e fundit, Kalifornia u ballafaqua me disa nga përmbytjet më të këqija në histori – që kanë ndryshuar vetitë e tokës dhe humbjen e sasisë enorme të ujit të pijshëm.

2. Akulli i Arktikut – 1980 dhe 2012

Sipas klimatologëve, Arktiku mund të mbetet pa akull në verën e vitit 2040. Rajoni i Arktikut është shtëpi e rreth 4 milionë banorëve, ndërsa shumë dukuri klimatike, siç janë uraganët, mund të parashikohen duke ndjekur mostrën klimatike të kësaj pjese të botës.

3. Barriera e madhe koralore, Australi – 2002 dhe 2014

Barriera e madhe koralore, shtëpi e mijëra specieve, është në rrezik të madh. Zhvillimi dhe reprodukimi i këtyre specieve është goditur nga stresi termal, që shkaktohet me rritjen e temperaturës së detit. Në vitin 2002, Barriera e madhe koralore ishte dëmtuar në masën prej 50%, ndërsa në vitin 2012, madje 75%.

4. Arkipelagu San Blas, Panama – 2002 dhe 2014

Me rritjen e nivelit të ujit të detit, ishuj të tërë janë zhdukur në këtë vend. Kjo ka bërë që, prona të shumta të zhduken, ndërsa grupet më të njohura indogjene të zhvendosen nga territoret e tyre tradicionale.

5. Deti Aral, Kazakistan-Uzbekistan – 1989 dhe 2014

Sipërfaqja e Detit Aral po ngushtohet që 40 vjet me radhë, ndërsa dikur ky det njihej si liqeni i katërt më i madh në botë.

6. Akullnaja Grinnell, Montana – 1926 dhe 2008

Shkrirja e akullnajave formon lumenj të vegjël që shkaktojnë rritjen e nivelit të ujit në oqeane dhe dete. Në shekullin e kaluar, niveli i ujit është rritur 10-20 cm, ndërkaq, deri në vitin 2100, ai mund të rritet prej 25 cm deri në 60 cm.

7. Akullnaja dhe gjiri Muir, Alaskë – 1880-ta dhe 2005

Bruce Molnia, është personi që ka krijuar projektin për fotografimin e përhershëm të akullnajave të Alaskës. Për vite të tëra, ai ka fotografuar akullnajat nga vendi dhe këndi i njëjtë – ndërsa fotografitë dëshmojnë tkurrjen e tyre të frikshme, madje deri në 50 km.

8. Akullnaja Pedersen, Alaskë – 1930 dhe 2005

Për shkak të shkrirjes së akullnajave, niveli i ujit në planetin tonë është rritur shumë, ndërsa sipërfaqja e tokës është zvogëluar. Akullnajat konsiderohen burime të ujit të freskët – mirëpo pas shkrirjes, ato përzihen me ujin e deteve dhe oqeaneve, dhe bashkëdyqohen me ujin e ndotur.

postbck postbck

Recent Posts

Ja çfarë simbolizonin shpatat e kalorësve në mesjetë

    Në Mesjetë, shpata e kalorësve përfaqësonte jo vetëm një simbol fuqie, por edhe…

2 hours ago

Poshtë maleve tona fshihet ‘një thesar’

    Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të…

2 hours ago

Si të Pastroni Mushkëritë nga Nikotina me Gjithçka Natyrale

    Duhani është një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në Tokë. Tymi…

3 hours ago

Ja si do ishte bota nëse nuk do të ekzistonte krishterimi

    Perandoria romake në shekullin e IV po kalonte një revolucion kulturor, ku njerëzit…

3 hours ago

Pse qytetet evropiane po dhurojnë pula falas

    Përpjekjet për të ulur mbetjet ushqimore kanë marrë një formë të veçantë në…

3 hours ago

Çfarë ka në Zonën 51?

    Si Trekëndëshi i Bermudës, Zona 51 është një nga ato mistere që, edhe…

19 hours ago