<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shpella plot mister që gjendet në Shqipëri

Disa kilometra larg qytetit të bukur të Librazhdit ndodhet një fshat i vogël i quajtur Gizavesh. Në pamje të parë të jep përshtypjen e një fshat historik, shtëpi karakteriske, njerëz bujarë, por pikërisht në këtë fshat ndodhet një shpellë e vjetër, misterioze edhe shumë interesante.

Çfarë ka të veçantë kjo shpellë nga të gjitha shpellat e tjera?

Gojëdhëna e parë, për nga ka marrë dhe emrin është se: Shumë kohë më parë në këtë shpellë banonte edhe jetonte një plakë e moçme bashkë me vajzën e saj shumë të bukur. Në çdo mëngjes në çasjen e lindjes se diellit, para hyrjes së shpellës është parë një vajzë shumë e bukur e cila krihte flokët e saj të gjata deri nën shpinë.

Nga bukuria e saj shumë djem të rinj hipnozoheshin edhe hynin në shpellë që prej të cilës nuk dolën me kurrë duke u kthyer në gurë të veçantë që shkëlqejnë.

Ajo vajzë, përherë është parë pa asnjë rrob ne trup, e zhveshur krejt lakuriq. Edhe sot e kësaj dite në këtë shpellë ky rit vazhdon akoma, sapo dielli të lind vajza e bukur josh çdo djalë të fshat duke e futur në shpellë për të mos dal që aty kurrë”.

Sipas legjendës thuhet që: Çdo njeri që hynte në shpellë kthehej në gurë të veçantë që shpëlqenin nën rrezet e diellit.

Si e tregojnë banorët aventurat e tyre të frikshme brenda në shpellë. Ekziston me të vërtetë një rit që ndodh gjithmonë një herë në 12 muaj gurët shpëlqejnë duke i dhënë shpellës një ndriçim total rreth 15 kilometrash?

Çfarë ka ndodhur me disa djem para disa vjetësh në këtë shpellë?

Një banor tregon:

Shumë vite më para, përpara se të emigroja në Itali familja ime ishte e varfër në fakt të gjithë ashtu ishim. Bashkë me shokët e mi kishim një këshillë nga prindërit që të mos shkonim tek kjo shpellë pasi ishte e rrezikshme edhe e ndaluar të hyje. Kurioziteti na shty edhe hymë brenda, kishim elektrikë, gurët shpëlqenin gjithandej sikur ishin diamante. Ecëm disa metra edhe filluam të mos e gjenim rrugën e kthimit, ishim gjashtë veta na zuri paniku. Papritur ndoshta nga era apo nga një dukuri tjetër natyrore një fishkëllimë dukej si në filmat horror, nuk po duronim më edhe filluam të kërkonim ndihmë duke ulëritur, ajo dukej si labirint nga ndriçimi i elektrikëve sepse kishte shumë hyrje edhe nënkalime. Na u desh të kalonim natën aty me tmerr edhe frikë, na kujtohesha legjenda edhe kjo na bënte akoma më nervozë. Ajo natë ka qenë nata më e keqe edhe e ftohtë e jetës time, në lindjen e diellit gurët shkëlqenin si me magji por ju garantoj se është një mrekulli e natyrës nëse do të kishe fatin ta shikoje me sytë e tu pasi ishte me të vërtetë mahnitëse, falë zotit një bari po pinte ujë pranë burimit që gjendet pranë shpellës edhe ai na shpëtoi. Sapo na nxori nga shpella ai u zhduk si me magji, u çuditëm të gjithë por kjo ishte një e mirë mes të këqijave.

Shkuam në shtëpi edhe kurrë nuk kemi hyrë më brenda në atë shpellë.

Dikur kjo shpellë më para mendohet se lidhte dy fshatra të rëndësishëm, Gizaveshin edhe Librazhd Katund, por sot është e pamundur të kalohet sepse është e bllokuar nga shkaqet natyrore.

Në hyrje të saj ndodhet një burim uji i cili të mpin dhëmbët kur e provon, një mrekulli e vërtetë.

postbck postbck

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

4 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

5 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

5 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

5 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

5 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

6 hours ago