Përrallë popullore, marrë nga ‘’Prralla kombëtare – mbledhë nga Àt Donat Kurti’’ /InforCulture.info
Tre qé kishin dalë në bjeshkë e kullotshin së bashkut. Ndéjen gjith veren e gjatë e treten rrugë e s’dijten mà me kthye tu shpija, por i xu vjeshta në mal. I hetoj ujku. – Të punoftë bafti – tha – se te më kà ardhë nafaka te dera! – Edhe u sillet e u sillet e shikjon me i a njitë ndonjënit; por s’i del kurrsesi, ose qét , porsà e shifshin, aviteshin të tre shpinë per shpinë e qindrojshi me brina.
Rà mà e para brymë e bari filloi m’ u pakue. Ujkut i ishte njitë barku per kurriz, e nuk ju date qevet.
Nji ditë po i gjén dy mà të rit m’ ànesh e merr e u thotë:
Kqyrni, se edhe pak e tash po vjen bora; qai mà i madhi àsht kah jau mbaron krejt barin; as mà mirë me më lànë t’ a hà, pse kështu ju keni me pasë ushqim mjaft, e un e shtyj edhe ndoi ditë.
–S’po thue keq i than – i a priten dy qét e ri. – Kështu kaut të madh i shkoi kryet.
Rà mà e para borë. Ujkut prap po I sillet dy qevet, por s’ pomundet me i pré, pse ata të bashkuem shpinë për shpinë qindrojshin trimnisht.
Bàn pleqni ujku vedi me vedi me I folë atij mà të voglit. I avitet e i thotë: -Kqyr, nuuk tash po ngjatë me rà tjeter e tit ash po hiekë keq. Me pasë per të më lanë me e hager at shoqin t’ and, un kishe me pas mjaft deri në prendverë; në prendverë mandej dalin shtjerrat e shtyj edhe mirë.
Rréhet i vogli e e lén ujkun me bà punen e vet.
Nuk shkon shum e ujku duket prap e i thotë këtij kaut të ri; mue m’ àsht mbarue mishit ty t’ àsht mbarue bari, s’ kam shka të bàj. – Edhe pà tjeter i kcen në qafë e e pret.
Ndiq: Ku àsht bashkimi àsht forca, e ku àsht dasija àsht shkatrrimi.
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…