Femra shkrimtare që kanë shkruar me pseudonime burrash

Në historinë e letërsisë janë shumë shkrimtare femra që kanë shkruar me pseudonime burrash. Ka disa arsye përse ato zgjidhnin të fshiheshin nën emrin e një burri, duke nisur nga paragjykimet për shkak të gjinisë, apo faktin që terreni letrar ka qenë gjithnjë i dominuar nga burrat.

Proces i emancipimit dhe lirisë së shkrimtareve gra është i pamohueshëm në historinë e letërsisë. Në shekullin XIX, por dhe më pas , madje edhe në ditët tona shumë shkrimtare gra lëvruan gjininë e prozës në mënyrë mjaft të suksesshme, por nën pseudonime burrash dhe përmes arritjeve letrare, Gazeta” Pjace”, po sjell, disa prej tyre qe mbërritën të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore dhe kulturore të kohës, madje të kujtohen edhe sot. Ato tronditën jo vetëm burrat e mëdhenj të kohës, jo vetëm botën e letrave, por që vazhdojnë të magjepsin me veprën, e sidomos stilin e jetës së tyre.

Georg Sand (Aurore Dupin)
Atë duhet ta njihni, siç e njoha unë, thosh Foubert, për të kuptuar femëroren tek ky burrë i madh. Ditën jetonte si burrë dhe me një emër burri, netëve e pamundur mos të grishej nga nevojat e saj “femërore”. Gruaja-mashkull është personazhi më emblematik për njohjen e gruas në rrethanat letrare. Plot me vitalitet, shkrimtarja franceze me emër burri ishte e përfshirë në faqet e shtypit të skandaleve, për shkak të lidhjeve të shumta me të dashurit e saj, njerëz të shquar nga fushat e artit: Alfred de Musset, Liszt, Shopen, madje dhe komedianen Marie Dorval. Dy gjëra e tërhoqën poetin Musset drejt saj: shkrirja e bukurisë me inteligjencën, dhe e guximit me pasionin.Ndërsa letra e saj e shkurtër drejtuar të madhit Shopen “Ju adhuroj! George”, bëri që gjithë emocionet e tij ndaj saj, t’i derdhte në nota të pavdekshme muzikore.
Veprat e saj ishin për bashkëkohësit simbol i lirisë. Ajo arriti të shkëlqejë, falë kurajës punës dhe talentit. Georg Sand ishte e para grua që bashkoi femëroren dhe mashkulloren në një mënyrë shumë të dukshme, si në veprat letrare ashtu edhe në jetën sentimentale.

Simone de Beauvoir
E njohur si e dashura e përjetshme e Sartrit të madh, që asnjëherë nuk e formalizoi marrëdhënien me të nëpërmjet martesës, por vetëm përmes miqësisë dhe dashurisë. Vepra e saj e guximshme “Seksi tjetër” merr përsipër të analizojë qenien grua nga pikëpamja natyralistike; çfarë duhet të jetë një grua ose çfarë mund të jetë një grua. Gruaja, thotë Simone, është një prani-mungesë, pasi historinë për të e ka shkruar seksi tjetër e kanë shkruar burrat. Është vetë gruaja, thotë ajo përmes filozofisë së shkrimeve të saj, që duhet të vendosë se ç’ është gruaja.

Elsa Kagan-Triolet
Shkrimtarja ruse ose “shpata me sy bojë qielli”, siç e quante shkrimtari Pablo Neruda, ishte jo vetëm mikja e Majakovskit, por bukuria sharmi dhe inteligjenca e bënë atë muzën e gjithë futurizmit. Në vitin 1944 merr çmimin letrar “Goncourt”. Elsa na shfaqet si një grua e vetme në trazirat e shekullit apo fatit të saj.

Françoise Sagan
Sagan është një shkrimtare moderne, që ka lënë gjurmë në letërsi me 50 libra, por ajo është më e rëndësishme se librat e saj, më e shquar se personazhet e saj. Personazhet e saj janë të zakonshëm, ajo jo. Ajo është heroina e tyre.
Ka qenë e adhuruara e miliona njerëzve, të cilëve u dukej e parezistueshme, inteligjente, simpatike, djallëzore. Është një nga shkrimtaret më të lexuara të gjysmë shekullit të kaluar. Ajo ishte hyrja dhe sensualiteti në filozofinë e ekzistencës, duke qenë e frymëzuar nga paradokset e jetës së saj. Historitë e saj vetiake e përforcuan edhe më shumë legjendën e saj: dëshirë për alkoolin dhe duhanin, kazinotë, drogat e lehta, aksidentet me makinë, dhe e dënuar me një vit burg për fshehje lekësh nga administrata shtetërore. Bjondja vërtet i detyrohej lekë shtetit, dëgjohej rëndom të thuhej asaj kohe, por shteti i detyrohet edhe më shumë veprës dhe lavdisë së saj.

Sylvia Plath
Poetja amerikane Sylvia Plath u bë tribunë e akuzave të shoqërisë së kohës për veprat e saj e sidomos romanin “The Bell Jair”, pasi gratë nuk duhet të shprehnin zemërimin ose të ndiqnin ambicjet e tyre personale për karrierë, por realizimin duhet ta shihnin tek familja. Gra të suksesshme si Plath jetonin mes kontradiktash të fuqishme. Ajo është një nga zërat më të fortë dhe brilante në letërsinë e shkruar në gjuhë angleze. Kritika nuk ka venë kurrë në pikëpyetje suksesin e veprave të saj letrare, por në pikëpyetje vazhdojnë të vihen rrethanat tragjike të vetëvrasjes së saj.

Motrat Brontë
Sot ato konsiderohen si romancierët më të mira të jo vetëm të kohës së tyre. Janë tre motrat Charlotte, Emily dhe Anne Brontë që në fillimet e krijimtarisë së tyre zgjodhën të shkruanin me emrat Currer, Ellis dhe Acton Bell. Charlotte ka shpjeguar se të zgjedhurit e shfaqjes së tyre të parë publike me pseudonime meshkujsh , kishte të bënte me faktin se donin të shmangnin paragjykimet jo vetëm ndaj tyre si femra, por edhe ndaj letërsisë që kishin shkruar.

Louisa May Alcott
Shkrimtarja Louisa May Alcott është e njohur më së shumti me romanin «Gra të vogla». Ajo zgjodhi emrin A.M. Barnard për të shkruar thrillera letrare, një lloj letërsie shumë pak e njohur në fund të shekullit të 19-të. Dy vjet para se të shkruante librin «Gra të vogla» ajo botoi nën pseudonim romanin «Një dashuri e gjatë dhe fatale»,në qendër të së cilit, ishte një histori dashurie e errët. Pseudonimi i saj sekret do të zbulohej nga librarja Leona Rostenberg në vitin 1940.

Amantine Lucile
Aurore Dupin E lindur në Paris më vitin 1804 Amantine Lucile Aurore Dupin është e njohur për lexuesin me emrin George Sand një nga emrat më të rëndësishëm të letrave franceze të shekullit të 19-të. Me një elegancë gjithë letërsia e saj ishte një kritikë ndaj sistemit në të cilën jetoi duke nxjerrë në pah anët negative. Ajo kujtohet sot dhe për jetën e saj të shfrenuar, duke jetuar krejt e lirë në një shoqëri që vuante ende nga konservatorizmi, me një jetë të lirë seksuale e duke pirë cigare në publik.
Mary Ann

Evans Mary Anne (Marian) Evans (22 nëntor 1819 – 22 dhjetor 1880) e njohur me emrin letrar George Eliot është shkrimtare, gazetare dhe përkthyese angleze, një nga emrat kryesorë të letrave në epokën viktoriane.Ajo është autore e shtatë romaneve, të cilat dallohen për një depërtim të guximshëm psikologjik. Mary vendosi të shkruante nën emrin e një burri, e bindur pasi vetëm kështu, shkrimet e saj do të merreshin seriozisht. Ajo nuk donte të përfundonte si ato femra që guxuan të shkruanin me emrat e tyre, shkrimet e të cilave mbetën në sirtarët e shtëpive të botimit, apo në dhomat e tyre të shkrimit. Ajo donte që zëri i saj të dëgjohej, edhe pse mund të ishte i fshehur nën trupin e një burri. Një tjetër arsye pse ajo përdori një emër burri për ta vendosur në librat e saj, ishte edhe për të mbrojtur jetën private dhe për të parandaluar një sërë skandalesh që ndoqën më pas lidhjen e saj me George Henry, me të cilin jetoi më shumë se 20 vjet. Në vitin 1872, ajo u konsiderua si një romanciere e shkëlqyer.

Violet Paget
Gjatë fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit XX, Violet Paget e njohur me pseudonimin Vernon Lee e lindur më vitin 1856 në Francë nga prindër britanikë, ishte një nga shkrimtaret më prodhimtare të kohës. Një udhëtare e jashtëzakonshme ajo u përpoq ta shkrinte udhëtimin në librat që shkroi, duke futur dhe elementë të fantastikoshkencores.

Karen Blixen
Shkrimtarja e njohur daneze Karen Blixen , autore e librit «Udhëtim në Afrikë» një libër i shkruar me kujtime gjatë kohës që jetonte në Kenia përdori disa pseudonime gjatë karrierës së saj si shkrimtare.NJHë nga pseudonimet e saj më të njohura ishte Isak Dinesen. Një tjetër emër letrar i saj është dhe Pierre Andrézel.

Katharine Burdekin
Dhe pse kishte botuar disa vepra që ishin pritur mirë nga publiku në vitin 1920,më vonë ajo do të botonte disa romane nën emrin e Murray Constantine. Romani i saj «Swastika Night» (1939), është një qëndrim i fortë feminist ndaj realitetit. Identiteti i saj i vërtetë u zbuluar nga profesori dhe autori Daphne Patai në vitin 1980.

Alice Bradley Sheldon
E njohur si shkrimtare fantastikoshkencore, nën emrin e James Tiptree Jr., Alice Bradley Sheldon ka një karrierë dhe si artiste pamore dhe kritike arti. Në një intervistë ajo do të shprehej se «të shkruaje nën emrin e një burri do të thoshte se ishe e maskuar mirë, e ndjeheshe e sigurtë».

June Tarpé Mills
E lindur në Brooklyn në vitin 1912 , ajo do ta niste karrierën si ilustruese pas studimeve në një shkollë prestigjioze arti . Më vonë ajo nisi të shkruante pjesë komike nën emrin e Tarpé Mills. Në vitin 1941, ajo krijoi Miss Fury, librin e parë komik të parë për femra shkruar nga një femër. Ajo konsiderohet si një nga pionieret e para të personazheve me kartona.

J.K. Rowling
Një nga shkrimtaret më të njohura të kohës sot, J.K Rowling zgjodhi të vendoste inciale përpara mbiemrit, duke e lënë të paqartë për një kohë të gjatë gjininë e saj. Kjo, pasi ajo nuk donte të paragjykohej nga lexuesi, pasi një grua që shkruan thriller për adoleshentë mund të paragjykohej. Ajo lindi më 31 korrik të vitit 1965 në Bristol. Fama e saj është e lidhur me serinë e romaneve për Harry Potter, që i ka shkruar me pseudonimin e J. K. Rowling (ku «K» qëndron për Kathleen, emrin e gjyshes), e cila është arsyeja se pse shkrimtarja është identifikuar si Joanne Kathleen Rowling. Pas martesës në vitin 2001, emri i saj ligjor është Joanne Murray.
Burimi: Revista Spekter 16 qershor 2001
Burimi :alb-spirit.com

postbck postbck

Recent Posts

Vr’asja e Ali Pashë Gucisë, sipas rrëfimeve të pasardhësve të protagonistit kryesor të ngjarjes, Metë Balit

Përfundimi i shumë figurave të rëndësishme shqiptare, jo gjithmonë ishte nga luftërat me armiqtë apo…

13 hours ago

E vërteta e “Ujit Zemzem”, pse quhet uji i mrekullive dhe cila është historia e burimit të tij?

Besojmë që së paku një herë ju ka ndodhur të dëgjoni apo të hasni diku…

14 hours ago

Ushqimet që ju plakin para kohe

Disa prej këtyre ushqimeve mund të jeni duke i konsumuar edhe në baza ditore. Në…

16 hours ago

Ekspedita arkeologjike tek Forumi Bizantin në Durrës, zbulimet nxjerrin në pah elementë të rinj në lidhje me periudhën e antikitetit

Ekspedita arkeologjike që po zhvillohet tek Forumi Bizantin në Durrës ka nxjerrë në pah elementë…

16 hours ago

Pse duhet të merrni magnez për gjumë më të mirë

Magnezi, i gjetur te zarzavatet me gjethe, bimët bishtajore, arra dhe farat, luan një rol…

17 hours ago

Vetëm qëndrimi në këmbë nuk mjafton për të përmirësuar shëndetin

Menduat se një tavolinë për të qëndruar në këmbë do t’ju ndihmonte të ishit më…

17 hours ago