“The Scream” – “Ulërima” është një prej pikturave ikonë e kohës tonë – kaq ikonë, saqë ajo është vjedhur më shumë se një herë. Sipas autorit Edvard Munchit, “Ulërima” u frymëzua ditën që ai po shëtiste me disa miq dhe pa “që qielli u bë i kuq si gjaku”, përpara se të ndihej tmerrësisht shumë i lodhur dhe të dëgjonte “një ulërime të madhe e të pafund të natyrës”.
Për vite të tërë, frymëzimi i Munchit mendohet që ishte i imagjinuar, deri kur kohët e fundit u zbulua se qielli atë ditë ndoshta ka qenë i kuq, si rezultat i shpërthimit, në vitin 1883, i vullkanit Krakatoa në Indonezi. Impakti i vullkanit u ndie deri në Nju Jork, ku u raportua se qielli u skuq.
I njëjti impakt u ndie në qytetin e Munchit dy ditë më vonë, ndërkohë që gazeta e qytetit shkruante: “Njerëzit besonin se ishte zjarr: por në fakt ishte një ripasqyrim i kuq në atmosferën e ndezur pas perëndimit të diellit”. Ndërkohë që ulërima e tmerrshme në pikturën e Munchit ishte e imagjinuar, me shumë gjasa, skuqja e qiellit ka ndodhur vërtetë.
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…