’Sputnik 1’ është sateliti i parë artificial i lansuar në orbitën e planetit Tokë. Sateliti ‘’Sputnik 1’’ u lansua më 4 tetor në vitin 1957 nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm. Ky ishte sateliti i parë i suksesëshëm i lansuar në hapsirë, dhe ishte shkas që më pas të fillojë ‘gara hapsinore’.
Sateliti u lansua nga Bikanuri i Kazakistanit, udhëtonte 29,000 kilometra në orë. Sateliti kishte formën e një sfere me diametër 585 mm, i mbledhur nga dy hemisfera të cilat ishin mbyllur hermetikisht duke përdorur unaza o, dhe të lidhura duke përdorur 36 bulona dhe peshonte në 83.6 kilogramë.
‘Sputnik 1’ u dogj më 4 janar 1958, pasi ra nga orbita kur u fut përsëri në atmosferën e Tokës, pasi udhëtoi rreth 60 milion km (37 milion milje) dhe kaloi rreth tre muaj në orbitë.
Suksesi i ‘Sputnik 1’ në vitin 1957 tronditi SHBA-në në e kohën e luftës së ftohtë dhe një vit më vonë SHBA lansuan “Eksplorer1” dhe u bë sateliti i parë artificial i SHBA-ve në hapsirë. Që atëherë, mijëra satelitë janë lansuar në orbitën rreth Tokës. Vendosja e satelitëve gjatë periudhës nga viti 1957 deri në vitin 200 kryesisht kryhej në ndërmjetësim të disa shteteve, si SHBA-të, BRSS, Kina, India dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA). Edhe pse zakonisht janë vendosur satelitë ushtarakë për shkak të “Luftës së ftohtë”, fluturimet komerciale, i kanë sjellë përfitime më së shumti Rusisë, e cila kishte ofertën më të mirë dhe më të lirë. Nga viti 2010, me bashkëngjitjen e kompanive private ë lansimin e satelitëve, gjendja ndryshoi nga biznes i shtrenjtë në biznes të lirë hapësinor.
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…