<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historia e Hachikos, qenit besnik që frymëzoi krijimin e filmit të famshëm(Foto)

Shumica prej nesh e kemi parë filmin me një tematikë shumë prekëse ‘‘Hachi: A Dog’s Tale’’. Ky film trajton temën e një qeni shumë besnik dhe profesorit Parker i cili krijon lidhje të rastësishme por shumë të fortë me një qen të cilin e gjen tek stacioni i trenit ku ai udhtonte cdo ditë. Profesori i muzikës Parker Wilson një ditë duke u kthyer në shtëpinë e tij, sheh një kuti e cila ishte transportuar nga një manastir në Japoni për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të ndodhej një qenush i vogël të cilin nuk mund ta lë të vetëm në stacionin e trenit dhe e merr në shtëpi.

Fillimisht Parker tenton që ta gjejë personin tek të i cili është adresuar kutia me qenushin nga Japonia, mirëpo kjo gjë bëhet e pa mundur dhe Parker dhe qenushi Hachi fillojnë të krijojnë afërsi mes tyre. Qeni Hachi ishte rritur duke kaluar kohën me tashmë pronarin e tij, dhe çdo herë e përcillte nga shtëpia deri tek stacioni i trenit, dhe pastaj e priste tek stacioni i trenit dhe ktheheshin në shtëpi bashkë. Por, një ditë pas një sulmi në zemër vdes në vendin e tij të punës, dhe nuk u kthye më në shtëpi. Qeni Hachi vazhdoi ta priste por ishte e kotë, sepse pronari i tij i cili e mori nga rruga nuk u kthy më kurrë. Të gjith njërzit që punonin rreth stacionit të trenit u mësuan me pritjen e Hachit. Hachi vazhdoi ta priste pronarin e tij të kthehet në vendin e njejtë ku e priste gjithmonë deri në fund të jetës së tij.

Hachi ose Hachiko i vertetë i njohur si Qeni Besnik, lindi më 10 nëntor 1923 në një fermë pranë qytetit Odate, Japoni. Një pasdite në vitin 1924, Hidesaburo Ueno, profesor në departamentin e bujqësisë në Universitetin e Tokios, do të kthehej në shtepi me një qen të vogel. Hachiko e priste Uenon çdo ditë në stacionin e trenit, deri më 21 maj të vitit 1925, ditë në të cilën profesor Ueno ndërroi jetë pasi kishte pësuar Hemoragji Cerebrale.

Hachiko nuk do të pajtohej me humbjen e mikut të shtrenjtë dhe do të vinte çdo ditë në stacionin e trenit gjatë 9 viteve të ardhshme. Hachiko ndërroi jetë (ngordhi) më 8 mars 1935, pranë stacionit, ‘’Shibuya Station’’. Më pas, kur mësoi këtë histori, populli japonez e vlerësoi duke e bërë Simbol Kombëtar të Besnikërisë në Japoni.

Në prill 1934, një vit para ngordhjes, u ngrit një statujë për nder të tij dhe Hachi ishte vete i pranishëm në përurimin e saj. Gjatë luftës statuja dëmtohet, por rindërtohet në vitin 1948, ku qëndron edhe sot dhe është një vend takimi shumë popullor. Çdo vit pranë stacionit hekurudhor organizohet një ceremoni solemne për nder të tij, ku marrin pjesë qindra miq të qenve dhe vleresojnë lart Hachin, i cili nuk e harroi deri në vdekje mikun e tij. Më poshtë mund të shihni fotografi të Hachikos të vërtetë të shkrepura në kohen kur qeni jetonte dhe priste pronarin e tijë. /Inforculture.info

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

2 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

2 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

2 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

7 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

8 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

8 hours ago