<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Covid-19: pse duhet ta masim temperaturën vazhdimisht

Covid-19: pse duhet ta masim temperaturën vazhdimisht

Gjithçka nis me shfaqjen e temperaturës së lartë. Kjo është simptoma kryesore e njerëzve të prekur nga koronavirusi.

COVID-19 është ulur këmbëkryq në plot 150 vende, përfshirë Kosoven dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Një analizë e situatës në provincën e Wuhan, ku edhe nisi gjithçka, ka treguar se në 99 përqind të rasteve, pacientët e prekur nga COVID-19 kishin temperaturë të lartë.

Në 50 përqind të rasteve, pacientët përjetonin lodhje dhe kollë të thatë.

Një e treta e dhe simptomat e koronavirusit?

Simptomat kryesore të infeksionit nga COVID-19 janë: temperatura e lartë dhe kolla.

Disa njerëz përjetojnë edhe vështirësi në frymëmarrje.

Simptomat më të rralla janë; dhimbjet e fytit, dhimbjet muskulare dhe dhimbjet e barkut.

Këto të fundit janë të lidhura edhe me praninë e sëmundjeve të tjera në organizëm.

Temperatura, sipas ekspertëve, shfaqet që në ditën e parë të infeksionit (pas inkubimit 5 ditor) dhe në dy ditë në vazhdim mund të shoqërohet me lodhje, kollë të thatë, dhimbje muskulare.

Ka pasur raste kur një ose dy ditë përpara shfaqjes së temperaturës, njerëzit janë përballur me diare ose të përziera.

Në ditën e pestë të infeksionit, njeriu, veçanërisht të moshuarit, kanë vështirësi në frymëmarrje. ‘

Në bazë të rasteve të rekuperuara, ekspertët janë të mendimit se infeksioni zgjat dy javë e gjysmë.

Si të monitoroni shëndetin në kushtet e shtëpisë.
Njerëzit duhet të jenë shumë të vëmendshëm ndaj monitorimit të shëndetit në kushtet e shtëpisë.

Nëse vërejnë çfarëdo lloj simptome duhet ta mbajnë atë shënim.

Temperatura e trupit duhet matur dy herë në ditë, mundësisht me termometër dixhital, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.

Shënojeni temperaturën pas çdo matjeje, çdo ditë.

Nëse harroni ta masni temperaturën, bëjeni këtë në momentin që kujtoheni.

Përveç matjes së temperaturës, duhet të jeni shumë të vëmendshëm ndaj shfaqjes së kollës, apo çdo vështirësie në frymëmarrje.

Çfarë të bëni nëse keni Simptoma?
MOS SHKONI NË URGJENCË – kjo është një këshillë e përsëritur e ekspertëve. Ju duhet t’i telefononi mjekut menjëherë nëse nuk merrni dot frymë, keni dhimbje kraharori dhe temperaturë të lartë mbi 38 gradë./agroweb

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

22 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

2 days ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

2 days ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

2 days ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

2 days ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

3 days ago