Mozaiku i Shenjtë në Arapaj, ndër më të mëdhenjtë në Ballkan

Në kodrën e Shën Mëhillit, 6 km larg qytetit të Durrësit, në vitin 1974 u zbuluan rrënojat e një kishe të hershme kristiane. Kjo kishë, e njohur si kisha e Shën Mëhillit paraqet një bazilikë me tre absida, tre nefe, me atrium në anën perëndimore dhe një ambient ndihmës në anën jugore të naosit.

Mozaiku me sipërfaqe 54 metër katror ruhet në gjendje të mirë me përjashtim të një pjese të vogël në skajin jugor e cila ka pësuar shembje, southern part. Ky është një ndër mozaikët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe Ballkanit. Mozaiku përbëhet nga dy emblema me motive baritore.

Muret më të vjetra të Bazilikës, i përkasin periudhës së Justinianit (shek.6) dhe që nga ajo kohë e deri në ditët tona, kodrat e Shën Mëhillit, konsiderohen si vend i shenjtë. Aty janë gjetur edhe tyrbe, që do të thotë se edhe në kohën e pushtimit osman ky vend ka funksionuar si faltore, ndërsa sot në dritaren e ngushtë të varrit të vjetër njerëzit e zonës ndezin qirinj.

Si u zbulua bazilika?

Një shtëpi e vogël dhe disa fiq të stërmëdhenj në oborrin e saj. Kjo ishte pamja e vendit në një nga kodrat e Arapajt në fillimin e viteve ’70, atëherë kur një historian i ri nga Durrësi nisi të mendonte seriozisht se nën këtë truall, në dukje krejt fshataresk, ndodhej një nga monumentet më të rëndësishëm të qytetit bregdetar në periudhën bizantine të shkëlqimit të tij.

Arkeologu Hidri kishte menduar prej vitesh që në atë vend flinte një histori shumë e lashtë. Dhe gjithë këtë përshtypje e kishte nga leximet e tij dhe kujtimet e Ana Komnenës. Këtë gjë ia përforcuan gojëdhënat e banorëve, të cilët flisnin se një histori e lashtë shtrihej në fshatin e tyre legjendar. Dhe pikërisht që mendimet e tij fillestare ishin të sakta.

Aty ndodhej një monument i lashtë ku shekuj me parë ishte strehuar garda bizantine e Aleks Komnenit kur u rrethua nga Guskardi.

Dhe nuk kishte gabuar Ana Komnena në kujtimet që shkruante, dhe as dy arkeologët Hidri që i kishin besuar historisë së saj. Monumenti ndodhej në këmbët e njerëzve, nën rrënojat e një shtëpie të vjetër të fshatit.

Dhe siç ndodhnin punët në monizëm, i zoti i shtëpisë nuk lejon që të bëheshin gërmime në shtëpinë e tij. Por bashkëshortët Hidri ishin të bindur që aty flinte një thesar i fshehur. Duke luftuar skepticizmin e kolegëve që nuk besonin, atyre iu desh një vullnet i hekurt për të arritur aty ku duhet.

Dhe ia dolën me mbështetjen e Prof. Aleks Budës. U desh një fushatë 5 vjeçare dhe zbulimi shkencor u prezantua në sesionin shkencor të vitit 1979.

Mozaiku i Bazilikës së Shën Mëhillit është një vepër e ekzekutuar mjeshtërisht nga atelietë e njohura të qytetit. Në të shihen dy emblema, njëra prej të cilave bart mesazhin e dashurisë dhe është një himn për respektin prindëror dhe familjen kristiane

postbck postbck

Recent Posts

Pse një e katërta e emigrantëve në Gjermani po mendojnë të largohen?

  Qindra mijëra emigrantë që u shpërngulën në Gjermani po mendojnë të largohen nga vendi,…

1 day ago

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

  Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se konsumi…

1 day ago

Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

  Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më…

2 days ago

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes”

  Një element tipik i doktrinës shiite, që ajo e ka të përbashkët me krishterimin,…

2 days ago

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

  Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga…

2 days ago

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta të verës

  Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë…

2 days ago