<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Flamuri shqiptar në fundin e Paqësorit

Edhe në thellësinë maksimale të Oqeanit Paqësor janë zbuluar mbetje plastike, duke e thelluar krizën e shpallur nga Kombet e Bashkuara.

Zhytja u realizua nga oficeri në pension i marinës amerikane Viktor Veskovo. Surpriza e misionit të nëndetëses emërtuar “Limiting Factor” ishte vendosja e flamurit shqiptar në sipërfaqen e mjetit zhytës.

Në zhytjen më të thellë detare të kryer nga njeriu brenda një nëndetëseje, një investitor nga Texas-i gjeti diçka të zakonshme që mund të shihet thuajse në çdo rrugë të planetit: mbeturina.

Victor Vescovo, një oficer në pension i marinës, e bëri zbulimin pasi u zhyet në thellësinë e 10,928 metrave në Kanalin Mariana, që konsiderohet si pika më e thellë e oqeanit. Vescovo, pa në fundin e oqeanit mbetje plastike. Ky zbulim i tij e thellon krizën e plastikës dhe sipas llogaritjeve të Kombeve të Bashkuara në oqeanet e botës gjenden rreth 100 milionë tonë mbetje plastike.

Gjatë ekspeditës tre javore, u realizuan katër zhytje në Kanalin Mariana me nëndetëse dhe është mbledhur material biologjik dhe shkëmbor.

Surpriza e misionit të nëndetëses emërtuar “Limiting Factor” ishte vendosja e flamurit shqiptar në sipërfaqen e mjetit zhytës, krah flamujve të tjerë të Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, të Teksasit dhe të Klubit të Eksploratorëve. Siç tregon faqja zyrtare e ekspeditës, flamuri shqiptar është vendosur për të respektuar këmbënguljen dhe historinë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar dhe të një gruaje shqiptare në veçanti, që është partnere afatgjatë e sponsorit të ekspeditës.

Kjo ishte hera e tretë në historinë e njerëzimit që realizohet një zhytje në pikën më të thellë të oqeanit. Kinaesti kanadez James Cameron realizoi një zhytje të ngjashme në vitin 2012 me një nëndetëse, duke arritur në thellësinë e 10.980 metrave.

Përpara zhytjes së Cameronit, ekspedita e parë e zhytjes në thellësinë e oqeanit u realizua nga marina amerikane në vitin 1960, duke arritur thellësinë e 10,912 metrave/oranews.

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

5 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

5 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

5 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

6 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

6 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

6 hours ago