Sa herë e kemi shkruar ose kemi përdorur gjeste për të thënë OK? Por çfarë do të thotë në të vërtetë dhe kur ka lindur përdorimi i saj?
Ekzistojnë tri hipoteza rreth origjinës së kësaj fjale e cila tashmë është bërë pjesë e gjuhës sonë.
Thuhet se origjina e kësaj forme popullore verbale daton nga koha e Luftës së Dytë Botërore, me trupat amerikane që ishin në mision. Me kthimin e tyre në bazë ata duhej të raportonte çdo humbje të jetës.
Në rast se të gjithë ushtarët ktheheshin në bazë, komandanti i raportonte eprorëve të tij duke përdorur akronimin O.K. si një shkurtim i fjalës “zero vrasje” ose “asnjë ushtarak i vrarë”.
Lidhur me këtë akronimi filloi të merrte kuptimin e konfirmimit pozitiv, ekuivalent me mënyrën e të thënit “gjithçka është mirë”.
Sipas disa të tjerëve, termi “OK” rrjedh nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që u zhvilluan në vitin 1840. Një nga kandidatët ishte Martin Van Buren dhe për të fituar zgjedhjet, ai përdorte shoqata të ndryshme dhe një prej tyre u quajt Klubi i Vjetër Kinderhook shkurt O.K.
Por çfarë ndodhi? Pjesëmarrësit në mesin e tyre përdorën shprehjen O.K. për të thënë se gjithçka gjatë zgjedhje po shkonte mirë dhe se Martin kishte fituar.
Hipoteza e tretë dhe e fundit vjen nga Rusia. Sipas rusëve, në fakt, OK rrjedh nga shprehja “Ochen Korosho”, të cilën shkarkuesit e portit Odessa e përdorën për të paralajmëruar se ngarkesa ishte ngarkuar në anije pa probleme.
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…