Drejtori i përgjithshëm i Snapchat, Evan Spiegel ka kërkuar që të anulohen të gjitha organizimet e planifikuara, përfshirë edhe disa samite me bashkëpunëtorë, zhvillues, donatorë dhe inxhinierë, nga frika e përhapjes së coronavirusit.
Në dy prill, Snapchah kishte planifikuar kishte planifikuar të fillonte një samit me krijues, punonjës të marketingut dhe kreatorë, por këtë e ka shtyrë në një afat të pacaktuar, transmeton Telegrafi.
“Nuk na duket normale, se mund të mblidhemi me bashkëpunëtorë, në një kohë kur të gjithë po vuajnë nga bllokimet shkaku i coronavirusit”, ka thënë Spiegel.
Sipas tij, janë shumë organizime të gatshme, për të cilat punonjësit e Snapchat kanë punuar me përkushtim shumë të madh, ndërsa në çdo moment do të jenë gati që t’i sjellin risitë para publikut.
Ka mundësi, që nëse përhapja e coronavirusit të vazhdojë, disa prej organizimeve mund të zhvillohen në mënyrë virtuale, ndërsa të tjerat do të marrin kohë.
Megjithëse të selia qendrore e Snapchat vazhdon të jetë e hapur, punonjësve iu është kërkuar që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos rrinë së bashku në grupe.
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…