<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Largojuni fëmijëve ankthin, disa lojra që mund të luani në shtëpi këto ditë të vështira

Të gjithë po kalojmë një situatë të vështirë për shkak të Koronavirusit. Vetëizolimi në shtëpi është zgjidhja më e mirë për të qëndruar të sigurt, kështu do të mbrojmë veten dhe familjarët tanë. Mirëpo ata që nuk e kuptojnë situatën në të cilën po kalojmë janë fëmijët. Ky ndryshim i menjëhershëm i rutinës së tyre sjell një çregullim tek vetë ata, prandaj prindërit duhet të kontribojnë për t’i argëtuar fëmijët e tyre edhe në këto ditë që nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë apo të luajnë në park. Më poshtë ju sjellim disa alternativa se si mund t’i ndihmoni të vegjëlit tuaj t’i kalojnë këto ditë me humor dhe aktivitet brenda mureve të shtëpisë.

1.Bingo me foton e familjes

Kjo lojë me fotografi ndihmon në përmirësimin e kujtesës së fëmijës, si dhe i njeh ata me anëtarët e familjes dhe të afërmit e tjerë. Zgjidhni 9 fotografi të të afërmve tuaj dhe vendosini në rreshtim 3 me 3. Pastaj kërkojini fëmijës të mbulojë me karton me ngjyrë foton e gjyshit apo xhaxhait etj.

2.Pica me biskotë

Loja në kuzhinë ndihmon në kreativitetin e fëmijës si dhe në formimin e ndjenjës së përgjegjësisë. Fëmija juaj mund të zbukurojë biskotat e ëmbla me reçel, salcë, djath etj, duke gatuar kështu edhe një vakt të vogël për veten.

3.Loja me kartolina

Fëmijët mund të nxiten të krijojnë kartolinat e tyre sipas dëshirës të ideuara për të afërmit me raste ditëlindjesh, festash, udhëtimesh etj. Më pas ata mund t’ua dhurojnë ato miqve të tyre kur gjithë kjo situatë të ketë kaluar.

4.Bashkëautorë të përrallave

Ndërkohë që i lexoni tregime ose përralla fëmijëve, testoni imagjinatën dhe intelektin e tyre duke iu kërkuar ta vijojnë ata përrallën pas një pike të caktuar, duke përdorur fantazinë.

5.Ndjeshmëria përmes prekjes

Mbushni enë të ndryshme me fruta dhe kërkojini fëmijë të gjejë me sy mbyllur, përmes prekjes se për çfarë fruti bëhet fjalë.

6.Loja me piratë

Ju mund të fshini një send të caktuar diku në shtëpi dhe pastaj të ndërtoni një itinerar me gjëegjëzë dhe lojëra zgjuarsie përmes të cilave fëmija duhet të zbulojë “thesarin e fshehur”.

7.Puzzle

Merr me vete disa enigma të përshtatshme për moshën e fëmijëve. Enigma (puzzle) mund të mos jetë aktiviteti i parë që zgjedhni por është me të vërtetë njëra ndër lojërat më edukative, bashkëpunuese, dhe të dobishme! Përfundimi i një enigme bashkë me fëmijët do t’ju japë atyre ndjenjën e një arritjeje, dhe pastaj do të kenë konfidencën për të qëndruar më lirshëm me ju.

8.Loja me Pretendime – Doktor, Doktor!

Loja me pretendime ose me role, është aktivitet shumë i mirë për zhvillimin e trurit pasi luan një rolë kritik në zhvillimin kognitiv dhe social të fëmijës, gjithashtu i ndihmon fëmijëve në ndërtimin e aftësive gjuhësore, sociale dhe emocionale si dhe rritë imagjinatën.

Lojëra Kreative

  1. 50 Gota

Kjo lojë do të nxisë mendjet inxhinierike të të vegjëlve. Merr të Paktën 50 gota plastike dhe lejo fëmijët që të ndërtojnë diçka kreative. Kjo lojë do të jetë më argëtuese nëse fëmijët kanë dikë që mund të konkurrojnë, nëse jeni duke u kujdesur për vetëm një fëmijë atëherë bëjeni këtë një garë në mes teje dhe fëmijës.

Dhe në përfundim të çdo loje nëse ata fitojnë ju mund t’i jepni një dhuratë për kohën që ata shpenzuan duke luajtur. Frutat, perimet ato vitamina që na duhen aq shumë ditet e sotme për të pasur një imunitet të fortë do të ishin shpërblimet më të bukura.

postbck postbck

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

2 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

2 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

2 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

2 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

3 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

3 days ago