<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqiponja në mitologjinë shqiptare

Shqiponja është një nga shpendët mitikë më të nderuar nga shqiptarët, e rrethuar prej gjithfarë besimesh e tabush. Thuajse të gjithë shqiptarët vrasjen e saj e konsideronin mëkat të madh. Por edhe në rastet kur vrisnin ndonjë, trupin e saj e hapnin në pozë fluturimi mbi ndonjë dru në kopsht a në arë, sepse besonin se kësisoj pemët apo arat do të kishin prodhime të mbara . Shqiponja është simbol diellor; përfaqëson të gjithë zotat e qiellit; diellin në zenith; parimin shpirtëror; ngjitjen; frymëzimin; clirimin nga skllavëria; fitoren; krenarinë; soditjen; apoteozën; pushtetin mbretëror; autoritetin; fuqinë; lartësinë; element i ajrit.

Mendimi se është e aftë të fluturojë gjer te dielli, ta shikojë atë drejt dhe të identifikohet me të, e bën shqiponjën simbol të parimit shpirtëror të njeriut, i cili është në gjëndjë të ngjitet fluturimthi drejt qiellit.

Shqiponjat dykrenare janë tipare të zotave të dyfishtë dhe përfaqësojnë gjithëdijen a një fuqi të dyfishtë. Përleshja midis shqiponjës dhe demit, apo midis shqiponjës dhe luanit, përleshje nga e cila shqiponja del gjithmonë fitimtare, përfaqëson triumfin e shpirtit apo të intelektit mbi mishin. Përleshja midis shqiponjës dhe gjarpërit apo shëmbëlltyra e një shqiponje me një gjarpër ndër kthetra, përshkruan fitoren shpirtërore, ku shqiponja është simbol i fuqive qiellore, kurse gjarpri i fuqive ktonike a nëntokësore; shqiponja është gjithashtu dritë e pamanifestuar, kurse gjarpri terr i pamanifestuar; bashkë ata mbrojnë plotërinë, njësinë kozmike dhe bashkimin e shprtit dhe materies. Shqiponja në krye të një shtylle është emblemë e zotit të diellit, si sol invictus ngadhnjyes mbi terrin.

Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.

postbck postbck

Recent Posts

Mbi 5 mijë banorë u ‘zhdukën’ në vetëm 3 muaj, çfarë ndodhi me ishullin ‘fantazmë’

    Dikur një nga vendet me dendësinë më të lartë të popullsisë në botë,…

10 hours ago

Çfarë u bënte Azem Galica spijunëve në luftë? Ja historia…

    Në historinë e rezistencës shqiptare në Kosovë, emri i Azem Galicës lidhet me…

10 hours ago

Ante Gotovina dhe drejtësia në Hagë: Kush ishte gjenerali kroat dhe si u rrëzua dënimi i tij?

Ante Gotovina ishte gjeneral i Ushtrisë Kroate dhe komandant i përgjithshëm operacional gjatë Operacionit Stuhia…

11 hours ago

A mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale në gjetjen e kurës për kancerin?!

    Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në gjetjen e një kure për kancerin që…

11 hours ago

Mos e pini menjëherë! Pijet shumë të nxehta lidhen me rrezik më të lartë kanceri

    Hulumtimi, i cili përfshiu rreth 1 milion njerëz, konsiderohet ndër studimet më të…

11 hours ago

Ja në cilat vende ndalohet të postoni foto në Instagram

    Shumë ndërtesa në botë, janë krijuar për t’u admiruar dhe për t’u fotografuar.…

12 hours ago