Një 8-vjeçar që vlerëson lodrat në YouTube është zgjedhur nga Forbes si fituesi më i madh i platformës për 2019. Ryan Kaji, kanali i të cilit në YouTube, Ryan’s World ka 22.9 milionë të regjistruar, fitoi 26 milionë dollarë në 2019, 4 milionë më shumë se një vit më parë, por ku ashtu kishte pushtuar vendin e parë.
Forbes vlerëson se tetë personat që kanë fituar më shumë para në YouTube, kanë mbledhur në total 162 milionë dollarë nga 1 qershori 2018 deri në 1 qershor 2019.
Ryan në videot e tij, hap pako me lodra dhe i komenton ato. Lista e Forbes bazohet tek të ardhurat e pataksuara që vijnë nga burime si psh përmbajtja e sponsorizuar, reklamat, shitjet dhe turet.
Një tjetër fëmijë, Anastasia Radzinskaja, vetëm 5-vjeç, renditet në vendin e tretë me 18 milionë dollarë të fituara vitin e kaluar. Kjo e fundit, ka lindur në rusinë jugore dhe ka kaluar edhe një paralizë cerebrale. Ajo shfaqet në video me të atin. Sipas Forbes, ajo kishte 107 milionë të regjistruar në shtatë kanale dhe videot e saj janë parë 42 miliardë herë.
Dude Perfect, një grup prej pesë shokësh rreth të 30tave, që luajnë sporte dhe performojnë numra të ndryshëm, renditen të dytët, me 20 milionë dollarë të fituar gjatë 2019.
Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…