Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një njoftimi informon qytetarët e Republikës së Kosovës se pas vendimit të Qeverisë për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga COVID-19, i njohur si Corona Virus, ka marrë vendim që të pezullojë të gjitha aktivitetet kulturore,ndërsa ato sportive do të zhvillohen pa shikues,shkruan InforCulture.info.
Njoftimi i plotë vijon më poshtë:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes këtij njoftimi dëshiron të njoftojë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas vendimit të Qeverisë për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga COVID-19, i njohur si Corona Virus, ka marrë vendim me këto masa si më poshtë:
Të gjitha aktivitetet kulturore, shfaqjet teatrale, koncertet, ekspozitat e artit dhe aktivitetet tjera që ndodhin dhe realizohen nga institucionet qendrore të kulturës dhe të trashëgimisë, të cilat janë në varësi të ministrisë, ku ka prezencë të publikut, pezullohen deri në njoftimin tjetër të radhës që do ta bëjë MKRS-ja.
Të gjitha aktivitetet, ndeshjet e tubimet sportive mund të zhvillohen pa praninë e publikut.
Këto masa të cilat janë ndërmarrë nga MKRS-ja janë në kuadër të pikës 5 të vendimit të Qeverisë së Kosovës. Konkretisht kjo masë nënvizon se Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura/pa praninë e publikut si: ngjarje/tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër.
Një ditë e rëndë në punë dhe mungesa e gjumit janë shkak…
Udhëzime të reja për lehtësimin e kapsllëkut nxjerrin në pah disa ushqime, ndër të…
Në vitin 1911, një profesor amerikan pretendoi se thellë në Andet peruane kishte zbuluar fortesën…
Nga: Eugen Shehu Familjet e mëdha shqiptare kanë mundur të përcjellin nëpër dhimbje pa fund…
Disa nga ilaçet më të përdorura, përfshirë ato për depresionin, ADHD-në, tensionin e…
Lupusi është një sëmundje kronike (afatgjatë) që mund të shkaktojë inflamacion dhe dhimbje…