<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Jeta në fshatrat e Opojës dhe Gorës dikur dhe sot(Foto)

Dikur në nëntëmbëdhjetë fshatrat e Opojës dhe gjashtëmbëdhjetë të trevës së Gorës i kishte mundur fukarallëku ngase nuk mundeshin që ta siguroni ekzistencën nga bujqësia dhe blegtoria, por, me gjithë hallet dhe problemet, fshatari e asaj kohe kishte shpirt e zemër të madhe. Ata ruani traditat e bukura shekullore si pastërtia, mikpritja, dinjiteti, idenë për të bërë më të bukurën jetën. Për ta bërë këtë ata ia mësyn kurbetit dhe sot këto dy treva njihen si treva kurbetçare.


Sot ata kanë krijuar një begati shpirtërore e ekonomike dhe kudo që futesh në shtëpitë e banorëve opojan e goran do të gjesh një bukuri të mahnitshme që në hyrjen e shtëpive me arkitektura evropiane, në avlli apo oborr të bukur, ndjen aromën e trëndafilit e të luleve shumëngjyrëshe të vendosur bukur në shkallë, në sallon e në oborr.

Ajri i pastër të mbush mushkëritë me oksigjen dhe thua me vete: Ah, sikur të jetoj këtu. Shtëpitë e bukura, dhomat e mbushura me mobile nga më të mirat, të duket sikur ata i kanë hapur garë njëri-tjetrit, kush mund të bëjë më të mirën. Kudo që futesh nuk shikon ndonjë ndryshim të madh, të duket sikur ata kanë kopjuar njëri-tjetrin. Si në Opojë ashtu edhe në Gorë, gjen njerëz të qeshur e mikpritës, gjë të cilën opojanët e kanë pasur në traditën e tyre. Fjalia e parë që del nga zemra e tyre është: “Bujrëm, urdhëroni, kënaqësi për ne”. Me këta njerëz të mrekullueshëm të bëhet zemra mal, ata të bëjnë që të ndihesh si në shtëpinë tënde e sikur ke një kohë të gjatë që jeton me ta, ata të hapin zemrën, flasin çiltër, pa ndrojtje.

Nëse i bëjnë ndonjë pyetje për politikë dikush të përgjigjet: “Nuk merrem shumë me politikë, politikën e bën ekonomia. Ne duam ligje. Kur themi ligje e kemi fjalën për shtet, dhe kemi shpresë se shteti po ndërtohet. Kur i pyet për situatën ekonomike aktuale, ata të japin përgjigjen e duhur: “Kush punon ka”. Ata që nuk punojnë dhe që kanë frikë nga puna, ata janë fukarenj. Na vjen keq se disa janë në moshë të re, ikin pas partive, rrinë nëpër kafene e bastore, ka edhe të tillë që ikin nga fshati në qytet e sidomos në Prizren e Prishtinë ngase atje punësohen pasi te kenë mbaruar fakultetet.
Sot njeriu me fat është të mbaron shkollë dhe të gjënë punë, se edhe punësim është bërë biznes po nuk pate para e miqësi ngelesh pa punë tërë jetën/BotaSot

postbck postbck

Recent Posts

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

1 day ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

1 day ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

1 day ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

2 days ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

2 days ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

2 days ago