Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 nuk ishin rastësi në historikun tonë. Ato kishin një vazhdimësi qysh nga orët e para të lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi kombëtare. Dhe, ato do të paraqesin edhe një hallkë të rëndësishme në përpjekjet për çlirim të popullit shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi.
Më 11 dhe 26 mars të vitit 1981 shpërthyen demonstratat studentore të Universitetit të Kosovës.
Shqiptarët mbetën i vetmi popull që më së shumti u ballafaqua me kërkesën legjitime për liri dhe pavarësi, si një çështje e drejtë historike, e krijuar në ciklin kohor të padrejtësive historike. Ata, dy dekada para përfundimit të mileniumit që e kemi lënë pas, do të kërkonin vetëm atë që iu takonte – të drejtën e tyre, kërkonin që kjo pjesë e robëruar të fitonte lirinë e merituar.
Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…
Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…
Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…